Një shpërthim ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Yrshek të Tiranës, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur dy fëmijë.
Mësohet se adoleshentët me iniciale E.K. dhe A.K., përkatësisht të moshës 14 dhe 16 vjeç, po luanin pranë një ish-reparti ushtarak. Ata babanues në lagjen Katund i Ri të Yrshekut
Policia e Tiranës njofton se fëmijët ndodheshin në një banesë të braktisur pranë ish-repartit ushtarak, kur kanë goditur me sende të forta një objekt ende të papërcaktuar. Pas kësaj mendohet që të ketë ndodhur shpërthimi i fuqishëm, si pasojë e të cilit adoleshentët mbetën të plagosur.
Shpërthimi është dëgjuar edhe nga banorët e fshatit, të cilët u kanë ardhur në ndiohmë fëmijëve. Më pas ata kanë lajmëruar edhe bardhë e blutë, të cilët ndërkohë kanë nisur hetimet. (D.D/Shuplaka)