Një tjetër shpërthim vetëvrasës ka ndodhur në Bagdad, duke shkaktuar 33 viktima. Mësohet se shkak i shpërthimit është bërë një autobombë.
Si pasojë e shpërthimit në verilindje të Bagdadit, në Sadr City kanë mbetur të vrarë 33 persona, pas një shpërthimi të një dite më parë ku u shënuan 21 viktima.
Bagdadi ka qenë në qendër të sulmeve për disa ditë radhazi. Shpërthimi i sotëm ndodh në të njëjtën ditë me vizitën zyrtare në Bagdad të presidentit francez Francois Hollande. (XH.A/SHUPLAKA)