00:20 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpërthime me C4, IKMT do rrëzojë në tokë 24 objekte rreth Gjanicës në Fier (VIDEO)

09:27 | 29/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthime me C4, IKMT do rrëzojë në tokë 24 objekte rreth Gjanicës në Fier (VIDEO)

Prej mëngjesit të sotëm në qytetin  e Fierit ka nisur shembja e 24 objekteve, me 40 pronarë, 28 prej të cilëve në bazë të dokumentacioneve do të kompesohen.

Që prej ditës së djeshme subjektet, pasi kanë marrë njoftimin nga ana e IKMT-së kanë nisur çmontimin e materialeve të tyre për të shëptuar sa të mundin.

Gazetari i ‘’Fax News” Edmond Hoxhaj raporton se katër objekte të cilat janë 4 katëshe do shkatërrohen me lënde plasëse. Do të angazhohen forcat e ushtrisë për kryerjen e shpërthimit me C4.

Nga 40 pronarët vetëm njëri prej tyre e ka pasur objektin banesë, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë biznese dhe dyqane. 

DETAJE NGA VENDIMI I QEVERISË: 

Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi fondin financiar për të kompensuar në vlere monetare objektet pranë lumit Gjanica që do të nisin të shemben nga IKMT per lirimin e hapesirave per zbatimin e projektit te Qendres se Fierit si dhe sistemimit te lumit Gjanica

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “PËR REHABILITIMIN E LUMIT GJANICË”, FIE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Për rehabilitimin e lumit Gjanicë”, Fier.
  2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Fier.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “truall” dhe “objekt”, me vlerë 402 655 835 (katërqind e dy milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e tridhjetë e pesë) lekë.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit për pasuritë “truall” dhe “objekt”, prej 402 655 835 (katërqind e dy milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e tridhjetë e pesë) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
  5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2018, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
  6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
  7. Pronarët e pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Fier.
  8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Fier, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, të miratuar, dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
  9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
  10. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier dhe Bashkia Fier për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.  (E.K/FAXWEB) 

https://www.youtube.com/watch?v=x6_C7pOtNWY&feature=youtu.be

Pas

Ekzekutimi i Ivanoviçit/ Dy javë nga vrasja, ç’po ndodh me hetimet

Para

Kush janë institucionet publike që nuk paguajnë sigurimet e punonjëseve, ministria e financave merr masa

Para
Kush janë institucionet publike që nuk paguajnë sigurimet e punonjëseve, ministria e financave merr masa

Kush janë institucionet publike që nuk paguajnë sigurimet e punonjëseve, ministria e financave merr masa

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.