Shpërthimi i një karburanti 3 ditë më parë në autostradën Lezhë-Milot, vend i njohur edhe si “Kryeqëzimi i ShënKollit”, ku si pasojë 7 persona mbetën të plagosur, ka sjellë edhe bllokimin e aktivitetit nga ana e Inspektorit Teknik Shtetëror.
Inspektorët do të shkojnë sot pas mesdite, për ta bllokuar pikën e karburantit për mos plotësim të kushteve të sigurisë.
Si pasojë e shpërthimit të bombulave, 7 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe dy vajza të mitura përkatësisht 5 dhe 2 vjeç.