Mjeku i spitalit të Traumës, Gjovalin Bushi, në një prenoncim për mediat, ka folur rreth gjendjes shëndetësore të deputetit Bujar Çela.
Bushi u shpreh se deputeti ka dëmtime te zona e barkut dhe në abdome. Fatmirësisht, gjendja e tij është stabël dhe tani ai është futur në sallë.
Mbetemi në pritje të informacioneve të mëtejshme
Deklarata e Gjovalin Bushit:
“Deputeti është intervenuar në kirurgjinë e Lushnjës, kanë parë dëmtime të mëdha. Këtu e riekzaminuam dhe tani sapo u fut në sallë. Ka dëmtime te barku, ka edhe brenda në abdome. Si gjendje deputeti që nga momenti që erdhi dhe tani është stabël. Ka shumë dëmtime, metalike që duhet të largohen”.