Pas apelit në ‘Fax News’ ku familja e Shezai Sadikaj kërkoi ndihmë pasi ishin bllokuar nga uji në fshatin Ferras, nisi dhe operacioni për shpëtimin e anëtarëve të familjes.
Drejt familjes së bllokuar u nis një motorbarkë ku si pasojë e mungesë së hapësirës së mjaftueshme arriti të marë vetëm 4 persona, ndërsa edhe tre të tjerë ndodhen të bllokuar. Megjithatë operacioni nuk ishte aq I lehtë pasi për shka të mungesës së ndriçimit motorbarka ka pasur vështirësi të dalë në breg pasi nuk orientohej. Forcat e ndërhyrjes për shpëtimin familjarëve kanë lëvizur dhe janë pozicionuar në një pikë të autostradës Fier-Vlorë për të ndihmuar orientimin e motorbarkës. Pas disa minutave skafi me pjesëtarë të familjes së Shezai Sadikajt kanë mbërritur në breg të lumit, poshtë autostradës.
Ndërkohë që për orientimin e forcave të ndërhyrjes është dashur dhe ndriçimi nga kamera e ‘Fax News’ që ka asistuar me dritën e saj (blic) gjatë operacionit pasi motorbarka mbërriti në breg dhe personat e shpëtuar si dhe vetë Shezai Sadikaj, përmes ndriçimit nga drita e saj banorët u ngjitën në autostradë . Ata folën për gazetaren e ‘Fax News’ Klaudja Karabolli dhe u shprehën shumë të zhgënjyer pasi operacioni ishte i vonuar. “Jemi të plevitosur”, tha njëri nga banorët e shpëtuar.
Pritet që trë fillojë operacioni për shpëtimin e 3 banorëve të tjerë ku do të përdoret një tjetër motorbarkë pasi motorbarka që shpëtoi 4 banorët e parë u dëmtua. (B.H/Faxweb)