11:04 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Shpojuani gomat, thyejuani xhamat”, Bushati i përgjigjet Bashës: Këto thirrje nuk kënaqin as kreun e opozitës!

19:59 | 24/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shpojuani gomat, thyejuani xhamat”, Bushati i përgjigjet Bashës: Këto thirrje nuk kënaqin as kreun e opozitës!

Pas deklaratave të forta të kreut të opozitës Lulzim Basha nga protesta e sotme, reagon Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Sipas ministrit, thirrjet e Bashës synojnë të bllokojnë Reformën në Drejtësi, ndërsa kërkesa për krijimin e një qeverie teknike nuk është as logjike.

 “Thirrjet për destabilitet për të bllokuar Reformën në Drejtësi. Thirrjet për kaos nuk nderojnë askënd aq më tepër kreun e opozitës. Kërkesa e PD për qeveri teknike është jo politike e jo logjike. PD me një qëndrim të pakuptueshëm, synon bllokimin e Vettingut”, reagon Bushati.

Pak orë më parë, nga “Çadra e lirisë”e vendosur përballë Kryeministrisë, Basha ka folur për luftë ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve të reagojnë dhunshëm ndaj padrejtësive.

 “Kushdo që godet qytetarët dhe protestën, do të vijë ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat, atyre që ju ndëshkojnë pa të drejtë. Kush luan me popullin t’i bëjë llogaritë mirë, se ndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak. Populli nuk mund të durojë më. Durimit të popullit i ka ardhur fundi, edhe durimit tonë. Boll me akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve, në kurriz të biznesit, por vjen momenti kur nuk do të gjeni vrimë miu për t’u futur, kur zemërata popullore të rritet. Kur ju godasin, mos ktheni faqen tjetër, por goditini me grusht. Për çdo padrejtësi goditini me grusht, koha kur populli trajtohet si dele po merr fund”, tha kreu i opozitës. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: ditmir bushatilulzim basha
Pas

Dorëhiqet avokati i shqiptarit që vrau gruan greke

Para

Landfilli i Vlorës mbi rrënoja arkeologjike, ekspertët ngrenë alarmin

Para
Landfilli i Vlorës mbi rrënoja arkeologjike, ekspertët ngrenë alarmin

Landfilli i Vlorës mbi rrënoja arkeologjike, ekspertët ngrenë alarmin

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Jemi në prag të shfarosjes”, shefja e CIA-s: Ja kur Rusia mund të përdorë armët atomike

Irani ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore, sinjal për hakmarrje ndaj Izraelit

Sherr mes dy vëllezërve për pronat, njëri arrestohet dhe tjetri procedohet

U gjet kutia e zezë, pilotët bënë një telefonatë “mayday” pak para rrëzimit

Irani ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore, sinjal për hakmarrje ndaj Izraelit

Pelegrinazhi i Shën Ndout,një besim që bashkon mijëra besimtarë

Presidentja Osmani pritet nga Perandori i Japonisë: Miqësia me shtetin japonez bazohet në respekt e besim të ndërsjellë

“Luftë civile”- Në Rusi kritikojnë SHBA-në për dhunë në protesta

U konfliktuan fizikisht me një drejtues mjeti/ AMP ndëshkon tre efektivë të “Shqiponjave”, pezullohen nga detyra

Zhdukja e Jan Prengës/ Gjykata rrëzon kërkesën e Bexhdilit për pamjet filmike të kompleksit “Golden”, seanca shtyhet për një datë tjetër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.