Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur për rastin e vogëlushit Alvin Berisha, i cili ka mbetur i izoluar në kampin ‘Al Hol’ në kufirin sirian.
Rama u shpreh se për të shkuar në kamp duhet të kalosh zonën e luftës dhe se e vetmja mënyrë për të hyë është me një grupt të caktuar.
Për rastin e Alvinit kryeministri Rama u shprej se po bëhen përpjekje për rikthimin.
“Ky burg, se është burg ai, nuk është në një zonë të aksesueshme. E vetmja mënyrë të shkohet atje është me forca, me një grup të caktuar, ka qenë edhe mundësia që të shkojë ministri i brendshëm vet. Se atje është zonë lufte, nuk dihet kush të del përpara.
Në rastin e riatdhesimeve të Kosovës është një rast specifik me anë të një programi amerikan dhe misioni ka qenë i lidhur me disa figura shumë të radikalizuara atje.
Ky kamp është pak më larg kufirit, përtej 30 kilometra është zona ku ushtria turke ka marrë inkursionin. Pra ti duhet të kalosh afër zonës së luftës dhe të futesh në një zonë ku sdihet se çfarë ka. Tani si mund të nisesh qorrazi pa ditur edhe nga janë ato 70 veta. Janë edhe një numër burrash, por nuk mund ta them. Nëna e Alvinit ka qenë një person i radikalizuar që ka shkuar të punojë me ISIS.
Kemi bashkëpunuar me aleatët amerikanë për të bërë evakuimin, por ata tashmë janë tërhequr. Ky burg nuk është në një zonë të aksesueshme. Problemi është që nuk ke më kë flet. Ndërmarrja e vetme është për të shkuar me forca për ta marrë atje.
Nuk mund tu drejtohemi dot amerikanëve që të bënin ndërmjetësin. Edhe ambasada amerikane këtu ka qenë shumë e interesuar ashtu siç janë edhe shërbimet sekrete.
Por un di të them që çështja e këtyre personave, është një çështje të cilës ne kemi prej disa kohësh që çdo javë bëjmë nga një takim informues, dhe lidhur me ngjarjen që u bë publike kemi bërë përpjekje dhe po vazhdojmë të bëjmë”, ka thënë kryeministri Rama.