Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka paralajmëruar një atentat të mundshëm para zgjedhjeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha zbulon se shifra e kokainës së kapur 10 ditët e fundit në portin e Durrësit arrin në 19 milionë euro. Këto para sipas gazetarit do të siguronin jo 74 mandate, por 84, duke hedhur dyshime për përdorimin e tyre në shitblerjen e votës.
Postimi i plotë:
Kokaina e kapur brenda 10 diteve te fundit në Durres, ka nje vlere tregu prej 19 milione eurosh.
Nje shifer e majme per te garantuar ne zgjedhjet e 25 prillit, jo 74 mandate, por edhe 84 mandate parlamentare pa u lodhur fare…
Besoj se ata, qe kane humbur dy ngarkesat e fundit te kokaines, te mos jene stresuar aq shume, sa te urdherojne atentatin e radhes…
Per ata, qe u jane premtuar para në shkembim të votes.
Mos harroni ti merrni parate para se te votoni, sepse po i late per mbas votimit??!!
Ka shkuar keq puna, ben vaki dhe nuk i merrni fare?
(R.G/Faxweb.al)