Mijëra qytetarë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për të protestuar ditën e sotme kundër qeverisë. Por deputetja e PD-së Dhurata Çupi në një prononcim për ‘Fax News’ tha se është e shqetësuar për shkak se policia ka filluar kontrollin e të gjitha mjeteve në aksin Milot-Mamurras.
Çupi thaë se protestuesit nuk po ndalohen por kontrolli i të gjitha mjeteve po shkakton vonesa, Deputetja e PD-së tha gjithashtu se një polic mban shënim targat e të gjitha mjeteve. Demokratja Çupi shtoi se mijërë qytetarë janë duke marshuar drejt Tiranës, ndërsa radha e mjeteve është shumë e gjatë. (B.H/Faxweb)