Eksperti i Çështjeve të Ingtegrimit, Gledis Gjipali ka folur lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në një lidhje “skype” me studion e Fax News, Gjipali tha se pavarësisht arritjeve, vendi ynë ka mbetur prapa në këtë proces që kishte nisur që prej vitit 2000.
Ndërsa lidhur me konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave, eksperti u shpreh se mund të realizohej në muajin maj, por shtoi se pas kësaj, do të kishte edhe një sfidë për hapjen e konferencës së dytë ndërqeveritare që lidhej me kapitujt e BE që Shqipëria duhet t’i plotësojë.
Gjipali: Në momentin e zhbllokimit të situatës, data do vijë shumë shpejt, punë një apo dy maujsh, nëse do të merret një vendim në mars kur të ketë mbledhje të Këshillit të Ministrave. Pra që të kemi në maj konferencën e parë. Kjo sepse çështjet teknike janë të përgatitura tashmë. Por procesi do jetë e gjatë sepse pas konferencës së parë, do jetë konferenca e dytë që nis hapjen e kapitujve. Por që gjithsesi do diskutohen pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Ka dy anë për ta vlerësuar, pozitive që ne kemi plotësuar prej dy vitesh kushtet, ndërkohë vlerësimi jo pozitiv do ishte që ne kemi ngecur në vend dhe që nuk mund të vazhdojmë më tej në çështje të tjera sepse ka një zhgënjim në administratën publike dhe në sektorë të tjerë.
Kjo është ana negative e këtij bllokimi që dekurajon vendin për të ecur përpara në këto reforma. Nuk janë reformat ë lehta për t’u ndërmarrë.
Pyetje: Tezat që diskutohen, problemi është tek Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut apo tek BE?
Gjipali: Janë dy anë të medaljes, aktualisht problem është tek vendet anëtare të BE-së. Por nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se edhe ne jemi vonuar shumë në këtë process, apo Maqedonia që ka qenë e para në gjithë rajonin që nisi aplikimin për anëtarësimin në BE. Ngeci fillimisht për shkak të vetos së Greqisë, më pas për shkak të Gruevskit dhe më pas nga vetoja e Bullgarisë. Po ashtu edhe ne jemi shumë vonë në process, ne kemi 22 vite tashmë që ende flasim për nisje negociatash. Kemi bërë shumë më pak nga cfarë duhet të bënim dhe sot kemi një BE që nuk është më aq pozitiv ndaj zgjerimit në Ballkan.
Më tej ai u pyet edhe për vizitës e Erdogan në Shqipëri, për të cilën tha se ishte shumë e rëndësishme në kuadër me një vend që ka rol thelbësor në rajon siç është Turqia. Ndërsda shtoi se kjo marrëdhënie nuk shihej me kundërshti nga BE.
Vizita e Erdogan
Gjipali: Është një vizitë shumë e rëndësishme për faktin se është në nivelin më të lartë, ndonëse nuk është e para herë. Tregon për një afërsi të dy vendeve, bashkëpunim të ngushtë, tregon edhe roln e madh që ka Turqia në rajon, jo vetëm në Shqipëri. Ka një interest ë veçantë nga Turqia drejt Ballkanit.
A është problematike për BE-në ky bashkëpunim?
Jo sepse nuk kanë interesa të kundërta mesa shoh, kujtojmë se Turqia është një anëtar i rëndësishëm i NATO-s. Po ashtu nuk duhet të harrojmë edhe çështjen e emigrantëve, ku me bashkëpunimin e Turqisë u frenua ky lloj fluksi refugjatësh.