Një valë i ftohti siberian ka pushtuar Shqipërinë në prag të pranverës.
Pothuajse I gjithë vendi është përballur më reshje të shumta dëborë, sidomos zona juglindore dhe ajo veriore.
Në zonat më malore të vendit trashësia e dëborës ka kaluar 1 metër e gjysëm.
Ndërsa temperaturat lanë ulur deri në – 8 gradë.
Moti i acartë është shoqëruar dhe me erë të fortë kryesisht në orët e vona të mbrëmjes.
Ngjarje të tilla atmosferike sipas sinoptikanëve vërehen rrallë në prag të stinës së ngrohtë. Ka vite që nuk ka ndodhur që në tre ditët e fundit të dimrit, temperaturat të shkojnë edhe në zonat e ulta nën zero apo në qytete bregdetare të zbresë dhe dëbora.
Por kësaj kohe të acartë do t’i vijë fundi shumë shpejt, për tre ditë.
Rritja e temperaturave do të nisë që me ndërrimin e stinës, pra ditën e enjte që përkon me 1 marsin.
(F.M/Faxweb)