02:12 | 26/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria kërkesë zyrtare OKB-së: Të përfshihet Kosova në raportin për dhunën seksuale gjatë luftës

14:23 | 26/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria kërkesë zyrtare OKB-së: Të përfshihet Kosova në raportin për dhunën seksuale gjatë luftës

Ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Besiana Kadare, ka paraqitur një kërkesë me rëndësi të madhe për Kosovën e jo vetëm gjatë debatit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kjo kërkesë ka të bëjë më dhunën seksuale në konflikte, organizuar nga Presidneca gjermane e Këshillit dhe e drejtuar nga Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass.

Ambasadorja Kadare i ka bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që në raportin e tij të ardhshëm mbi dhunën seksuale në konflikte ta përfshijë edhe Kosovën,

“Unë vij nga një rajon i cili në një të kaluar jo të largët ka jetuar trashëgiminë shkatërruese të dhunës seksuale, e cila është përdorur si taktikë dhe armë lufte. Këtua dua ta përmend rastin e Kosovës, ku dhuna seksuale është përdorur sistematikisht dhe qëllimshëm si armë lufte gjatë konfliktit në fund të viteve ’90“.

“Mbi 20.000 të mbijetuara ende sot vuajnë në heshtje, të izoluara nga stigma dhe diskriminimi. Me gjithë provat ekzistuese, asnjë rast nuk është dënuar deri më tani”, u shpreh Ambasadorja Kadare duke theksuar se përfshirja në raportin e OKB-së për këtë çeshtje do ta lehtësonte identifikimin e të mbijetuarave, “duke i ndihmuar ato të përballen me paragjykimet dhe turpin, si dhe do të vinte në pah përvojën e vlefshme të Kosovën në mbështjetjen e viktimave, si një shembull i mirë për rajonin dhe më gjerë”.

Ambasadorja e Shqipërisë ka theksuar se “prioritet është që padënueshmëria e këtyre krimeve të marrë fund“, duke e potencuar domosdoshmërinë për “zero tolerancë ndaj shfrytëzimit të përdhunimit si mjet të luftës. Vendet anëtare të OKB-së duhet gjithashtu të zbatojnë politika për ta zhvendosur stigmën prej viktimave drejt autorëve të krimit”.

Kujtojmë se Shqipëria ka qenë i vetmi vend që përmendi Kosovën gjatë këtij debati, njofton Klan Kosova.

Ambasadorja Kadare është takuar edhe me ish-Presidenten Atifete Jahjaga, për të cilën ka thënë se“është duke bërë punë të jashtëzakonshme që t’iu japë zë të mbijetuarave të dhunimeve gjatë luftës dhe t’i luftojë paragjykimet me të cilat ballafaqohen. Zgjidhja është tek qasja e përqendruar te të mbijetuarat”.

Jahjaga është shumë e angazhuar në ndihmën ndaj të mbijetuarave, duke u bërë zëri i tyre në forumet nërkombëtare.

Etiketa: besiana kadareOKBraporti per dhunen seksuale
Pas

Ish-deputeti ‘zbërthen’ frikën e Ramës, as në dush nuk e heq antiplumbin

Para

Zyrtari i lartë gjerman: Djegia e mandateve vendim i gabuar, PD të futet në zgjedhje

Para
Zyrtari i lartë gjerman: Djegia e mandateve vendim i gabuar, PD të futet në zgjedhje

Zyrtari i lartë gjerman: Djegia e mandateve vendim i gabuar, PD të futet në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Momenti kur sulmuesit serbë ikin maleve nga autoritetet e Kosovës (VIDEO)

Shoferin e dehur e zuri gjumi në timon dhe vrau policin që shkoi ta zgjonte

DASH: Rusia ka treguar se nuk është një partner i besueshëm

Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është urgjente

Sfidat e Kosovës përballë Serbisë dhe Shqipërisë!

Librazhd/ Përplasen mjetet e drejtuara prej dy të rinjve

Përtej dhimbjes për ushtarin dëshmor të Kosovës!

I dënuar në burgun e Beratit, vdes 57-vjeçari gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës

Prokurori Abazi: Të arrestuarit në Banjskë, “shtetas të Serbisë”

Lajçak takim urgjent me Escobarin dhe këshilltarët e Scholzit, Macronit, Melonit: Konsultime intensive për Kosovën

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.