Mundësi çeçen me pasaportë shqiptare, Zemilkhan Abakarov është shpallur kampion bote në mundje duke siguruar një medalje ari për Shqipërinë.
Kjo është hera e parë që Shqipëria fiton një medalje ari në sportin e mundjes. Abakarov u shpall kampion bote në kategorinë 57 kilogramë, gjatë kampionatit të zhvilluar në Beograd.Ai mposhti Thomas Gilman në finale me rezultatin 7-2.