Të tjera lëkundje toke janë ndjerë pak minuta më parë në Shqipëri. Tërmeti këtë herë ka qenë me magnitudë 3.8 ballë e shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte 6 km në jug të Bilishtit të Korçës, me thellësi 2 km.
Ky është tërmeti i dytë që bie për vitin 2020, pasi në orët e para të 1 janarit një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 ballë lëkundi vendin.
Po ashtu, kjo është hera e dytë që Korça goditet nga tërmeti. Në qershor të 2019 në Floq të Korçës u dëmtuan disa shtëpi për shkak të lëkundjeve të tokës.
Kujtojmë që në 26 Nëntor i gjithë vendi u trondit nga një tërmet i fuqishëm, i cili shkatërroi me mijëra shtëpi dhe la pas 51 viktima.
(M. I./ Faxweb.al)