Avokati i njohur Altin Goxhaj, përmes një transmetimi live në Facebook, ka komentuar një studim të publikuar nga Gallup, ku Shqipëria renditet si vendi i dytë në botë, ku njerëzit kërkojnë të largohen nga Shqipëria.
E para në listë është Sierra Leone në Afrikë, ndërsa pas Shqipërisë renditet Haiti. Goxhaj vë në dukje faktin se ndërkohë që Shqipëria renditet ën vendin e 2-të, Siria që është një shtet në luftë renditet e 9-ta.
Gaxhaj nuk lë pa përmendur ndikimin e George Soros-it, pasi sipas tij, përveç Sierra Leones që renditet e para, Shqipëria, Haiti dhe Liberia që vijnë njëra pas tjetrës në renditje, Soros ka shumë ndikim.
STATUSI:
Tani LIVE ne AntiSoros TV, Skandali i Dites: Sipas Gallup Shqiperia renditet e dyta ne bote per braktisje te vendit nga popullsia dhe e para ne bote per rritje nga 2013!
Sipas Gallup ja Top Lista Boterore qe doli sot ku njerezit duan te largohen nga vendi i tyre:
1. Sierra Leone: 62%
2. Albania: 56% (Soros shume influent)
3. Haiti: 56% (Soros shume influent)
4. Liberia: 54% (Soros shume influent)
5. Kongo: 50%
Sipas Gallup, shtetasit më dëshirën më të lartë për të emigruar nga vendi i tyre janë qytetarët e Sierra Leones (një vend i mbërthyer nga luftrat civile dhe konfliktet e armatosura) dhe vendi i dyte renditet Shqipëria, me përqindje të barabartë me Hahitin.
Sipas Gallup, më shumë se gjysma e shqiptarëve, përkatësisht 56 për qind e popullsisë duan të largohen nga Shqipëria. Pas Shqipërisë, vijnë dy vende të tjera afrikane, Liberia me Kongon, ndërsa Siria rezulton në vendin e nëntë.
Sipas Gallup, në periudhën 2010-2012 pjesa e shqiptarëve që donin të emigronin ishte vetëm 36 për qind. Ndërsa në 3 vitet pasardhëse pjesa e popullsisë që do të largohet nga Shqipëria gati është dyfishuar, duke arritur në 56%.
Gjetjet e sondazhit i përkasin periudhës 2013-2016. Përveçse në tre vendet me përqindjen më të lartë në botë të popullsisë që do të emigrojë, Shqipëria është edhe ajo që ka shënuar rritjen më të madhe të këtij treguesi vitet e fundit.
Përfundimet kanë dalë nga një sondazh global, më i madhi i realizuar ndonjëherë, përmes të cilit Gallup ka pyetur direkt mbi 586 mijë veta në 156 vende të ndryshme të botës.
Sipas Gallup, 14 për qind e popullsise globale në moshë madhore dëshiron të emigrojë. E përkthyer në vlerë, kjo do të thotë se aktualisht mbi 710 milionë persona në gjithë botën duan të largohen nga vendi i tyre. (D.D/Shuplaka)