Ardhja e sezonit veror ka sjellë edhe trafik të rënduar në rrugët e vendit. “Zhvendoset” kufiri mes Kosovës e Shqipëris tek tolli në Kalimash.
Sot në mëngjes janë shënuar radhë makinash dhe trafik edhe në “Rrugën e Kombit”, kryesisht në afërsi të trarit ku bëhet pagesa në Kalimash. Pamjet flasin për dhjetra automjete që presin të bëjnë pagesën dhe të lëvizin drejt bregdetit shqiptar.
Kompania koçensionare kishte marë masa për shtimin edhe të dy sporteleve edhe në kahun e kundërt të lëvizjes, por sërisht trafiku ishte i lartë.
Pamjet në pikën kufitare të Morinit tregojnë për mungesë të radhëve, e kjo ka ardhur si rezultat i zbatimit të marrëveshjes të kalimeve pa kontrollë në kufi mes Shqipëris e Kosovës.