Sot është dita kur janë publikuar emrat e fituesve të Lotarisë Amerikane. Të shumtë janë shqiptarët që kanë aplikuar për një jetë më të mirë drejt “Tokës së ëndrrave” dhe me shumë mundësi janë duke kontrolluar të dhënat e bëra publike që nga ora 18:00 me orën lokale të Shqipërisë.
Mirëpo duke qenë se aplikimet kanë qenë të shumta, kjo ka bërë që serveri i faqes së lotarisë të bjerë dhe të mos funksionojë për një orë.
Për ata që kanë aplikuar për Programin e Lotarisë DV-2018, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit duke klikuar këtu STATU CHECK. Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën aplikantët do të merrin njoftim të statusit të aplikimit. Te butoni CheckStatus duhet të vendoset kodi i dhënë pas aplikimit.
Nëse aplikanti merr një njoftim me anë të e-mailit apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në lotarinë E-DV, duhet të dinë që ky njoftim nuk është i ligjshëm dhe nuk duhet konsideruar.
Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar shqyrtimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga QKK-ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj. (D.D/Shuplaka)