I fuar në studion e Fax Neës ditën e sotme ka qënë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i cili në një bisedë me gazetarin Enea Meksi ka ndarë opinionet e tij lidhur me rrëzimin e mandateve të deputetëve nga disa gjykata të vendit.
Enea Meksi: Si e komentoni vendimin e gjyatës së Durrësit për të mos i dhënë mandatin Valbona Sakos?
Klevis Balliu: Ky vendim është i drejtë sepse aty gjen shkelje kushtetuese por jo vetëm .
Nuk ka asnjë institucion legjitim të drejtë dhe të pavarur që mund të njohin votimet e 30 qershorit. Çdo gjykat tashmë duhet ta shpallë të paligjshme këtë gjë. Aty u cënua dhe u dëmtuar dhe u godit demokracia dhe pluralizmi.Unë nuk do ti futem teknikaliteteve por votimet e 30 qershorit janë nul.
Enea Meksi: Çfarë pritet të ndodh në 13 tetor, datë kjo e dekretuar nga Presidenti për të zhvilluar zgjedhjet e reja?
Klevis Balliu: Çështja e pluralizmit dhe demokracisë nuk është një çështje datash por një përballje midis shqiptarëve. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk kanë datë. Opozita do ta vazhdoj betejën deri në fund deri sa kjo gjë të realizohet. Duhet të kemi parasysh se sot shqiptarët po helmohen për shkak të korrupsionit të AKU-së.
Enea Meksi: A do të marrë pjesë PD në zgjdhjet e 30 qershorit?
Klevis Balliu: Kjo nuk është një çështje datatsh, nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramës kryeministër, Të presësh që të organizoi zgjedhjet Edi Rama është njësoj si grabitsit e Rinasit të bëhen roje në aeroportin e Rinasit.
Si mund të organizohet zgjedhjet nga ata të cilët i vodhën dhe këtë gjë nuk e thotë PD, pavarsisht denoncimeve tona prej 2 vitesh. Këtë gjë e tha ‘Bild’.
Enea Meksi: Aksioni opozitar, sa është arritur ky qëllimi dhe si do të vijoj ky aksion?
Klevis Balliu: Aksioni opozitar vazhdon dhe do të vazhdoj dhe nuk do të ketë asnjë pushim. Fal këtij aksioni të gjithë e kanë marrë vesh se Edi Rama është në hajdut i cili i vjedh zgjedhjet dhe kur është i vetëm paasnjë konkurent.
Enea Meksi: Si do të bëhen zgjedhjet kur opozita nuk ika votat në KQZ?
Klevis Balliu: Që të gjithë ata aty janë pjestarë aktiv të grupit i cili organizoi grushtin e shteti në 30 qershor. Edi Rama nuk e jep dorëheqjen sepse ka frikë. Jeta e tij do ta do të shkoj drejtë gjykatave dhe fati do të jetë i vulosur.
Më thoni ju lutem tek çështja e Unazës, si ka mundësi që nuk është arrestuar asnjë person dhe të merren përgjegjësit. Por të gjithë ata persona të cilët prej 9 muajsh janë shoqëruar pothuajse të gjithë në burg.
Është moment tani që të gjithë këta persona që udhëheqin duhet të dalin para përgjegjesisë. Opozita e bashkuar nuk do të ndalet edhe nëse është verë apo dimër ne do të jemi në protestë deri sat ë shkërrmoqet e gjithë kjo gjë.
Enea Meksi: Një kometn lidhur me kërkesën e 28 deputetëve për shkarkimin e Malaj?
Klevis Balliu: Ajo është çështje tyre dhe unë nuk kam interes për të. Ajo është lufta midis Partisë Socialiste dhe Rilindjes. Kjo është pjesë e luftës së tyre. Ky veprim fakton se të gjitha akuzat për korrupsion gjatë kësaj qeverisje janë nul.
Enea Meksi: Reagimi i Astrit Patozit dhe përgjigja e kthyer Lulzim Bashës, si e komentni këtë gjë?
Klevis Balliu: Flasin ata që janë pa shkollë për universitetitn ku ka përfunduar studimet Lulzim Basha, I treti në botë më I miri. Këta janë tradhëtar me kohë. Marrin rrogën dhe zhduken pastaj. Është kohë që të vendosin qytetarët, boll vendosën bandat.