Policia italiane ka arrestuar sot një shtetas shqiptar 26-vjecar, pasi ka tentuar të vrasë me thikë bashkëkombësin e tij pas një sherri qëata kishin patur.
Ngjarja ka ndodhur në Riccione, në zonën e Riminit, teksa shqiptari i arrestuar është 26-vjecari me inicialet H.E me precedentë të mëparshëm penalë.
H.E., ka goditur 5 herë me një thikë kuzhine bashkëkombësin e tij me inicialet K.L 27 vjeç, në një qendër sociale për të pastrehët, pas një konflikti, shkruan romagnanoi.it.
Menjëherë ka ndërhyrë policia e cila ka arrestuar 26-vjecarin. I plagosuri është dërguar në spitalin e Riccione dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë plagë të shumta.
Policia ka sekuestruar thikën dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. (M.D/Shuplaka)