Fidan Bejta është shqiptari nga Kosova i cili është shpallur “Hero i Vitit 2018” në Suedi. Ai do të nderohet të mërkurën me titullin “Engjëlli i mbrojtës”, pasi shpëtoi nga një sulm me thikë 20 fëmijë.
Ai i kishte shpëtuar fëmijët teksa luanin në një shesh lojërash, kur një grua i ka ndjekur fëmijët, duke tentuar t’i godasë ata.
Bejta është shprehur shumë i kënaqur që do të marrë këtë titull, ndërsa ka treguar dhe si ndodhi ngjarja.
Fidan Bejta e ndaloi gruan me thikë në sheshin e lojërave. Kështu ai rrezikoi jetën, duke i shpëtuar fëmijët e tjerë.
Ylli më i madh i futbollit suedez, Zlatan Ibrahimoviç i ka dërguar një mesazh Fidanit, ku i thotë se suedezët janë krenarë me aktin e tij.
“Ju jeni një hero i vërtetë. Punë e mirë. Të gjithë janë krenarë për ty”, thotë Zlatani.
“Ajo që bëtë nuk është ajo që secili do të guxonte të bënte . Vazhdo të jesh kështu, vetvetja. Na duhen më shumë si ty. Ju ftoj që të vini dhe të më shikoni një lojë live”, përfundon Zlatan Ibrahimoviç.
(E.K/FAXWEB.AL)