Një shqiptar është ndaluar nga policia italiane në portin e Barit, pasi ky po udhëtonte me 193 mijë euro në valixhe.
Sipas mediave italiane, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është ndaluar pak para se të hynte në traget për t’u nisur për Shqipëri.
Shuma e parave që shqiptari mbante me vete ishte shumë më e lartë nga ajo që lejon ligji, që është 10 mijë euro. Për këtë arsye kjo valixhe me para ngjalli dydhime te policia italiane, e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes.