Për çdo femër peridha e shtatzënisë është një nga më të bukurat, dhe njëkohësisht një nga më sfidueset, pasi ndryshimet në trup dhe jo vetëm janë të përditshme.
Ka dy moderatore shqiptare mjaft të dashura që janë në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe sërish shfaqen mjaft aktive.
E kemi fjalën për dy moderatoret e ‘’Top Albania Radio”, Elona Duro dhe Jonida Aliçkolli. Përveçse mike shumë të mira ato janë edhe në të njëjtën situatë në punë. Fat i mirë pasi Jonida duke qenë me më shumë eksperiencë, pasi bëhet nënë për herë të dytë, do ketë çfarë ti mësojë edhe Elonës, që do të behët nënë për herë të parë.
Daljet e tyre së bashku kanë qenë të shpeshta, ku nuk kanë munguar as në evente të ndryshme që janë zhvilluar nq kryeqytet.
(E.K/FAXWEB)