Izraeli ka siguruar Shtetet e Bashkuara se operacioni i tij ushtarak në Rafah është i një shkalle dhe kohëzgjatjeje “të kufizuar” dhe synon të ndërpresë furnizimet me armë për Hamasin, tha sot një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
John Kirby , zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, përsëriti se Uashingtoni mbetet kundër një sulmi “të madh” tokësor në Rafah dhe dëshiron të rihapë “sa më shpejt të jetë e mundur” pikën e kalimit të ndihmës humanitare në kufirin egjiptian ushtria izraelite.
Izraeli dhe Hamasi “duhet të jenë në gjendje të kapërcejnë boshllëqet e mbetura” për të arritur një marrëveshje armëpushimi që po negociohet aktualisht, shtoi John Kirby.
Zëdhënësi tha se shpresonte se një marrëveshje përfundimtare do të arrihet “shumë shpejt” gjatë bisedimeve në Kajro, Egjipt.