08:00 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtëpia e barit në Dimal/ Gjykata ripërsërit masën “burg me afat 30 ditë” për Frederik Borovën

12:43 | 20/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtëpia e barit në Dimal/ Gjykata ripërsërit masën “burg me afat 30 ditë” për Frederik Borovën

I arrestuar si përgjegjës për shtëpinë e barit në fshatin Pobrat në Dimal,ku u arrestua së bashku me vëllanë e tij, 21-vjeçari nga Fieri Frederik Borova është rikthyer sërish në Gjykatën e Beratit për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Edhe sot gjyqtarja Entela Gjoni ka vendosur sërish për të masën e sigurisë “arrest me burg me afat 30-ditë”.

Sipas prokurores së çështjes Albiona Papajani, ripërsëritja e së njëjtës masë sigurie u krye pasi, pas pretendimeve të Borovës se vuan nga probleme të shëndetit mendor, prokuroria është në pritje të aktit të ekspertimit psikiatrik nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Në 25 gusht Gjykata e Beratit vendosi “burg pa afat” për pronarin e banesës Bejdo Rrapo, 21 vjeç dhe për vëllanë e Frederikut, 29-vjeçarin Igli Borova, i cili ishte i shpallur në kërkim në vitin 2021 për laboratorin e hashashit në një karburant tek “Klubi i shoferit” në Lushnjë, ndërkohë që dy elektriçistët e arrestuar Eriglen Bejdo dhe Renato Mingo morën masat e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Rreth ngjarjes:

Drejtoria Vendore e Policisë Berat finalizoi të shtunën e 19 gushtit operacionin policor të koduar “Pobrati”, ku u zbulua një ambient i përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera elektrike për kultivimin e bimëve narkotike. Shtëpia e barit u zbulua në fshatin Pobrat në Dimal, ku policia sekuestroi 80 bimë kanabisi, 315 kubik, 25 llamba, 1 aspirator, 6 ventilatorë dhe 20 rritës të energjisë elektrike, që i shërbenin kultivimit të lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Në kuadër të këtij operacioni, policia arrestoi pronarin e banesës Bejdo Rrapo, 21 vjeç dhe dy vëllezërit Igli dhe Frederik Borova, banues në Fier, përkatësisht 29 dhe 21 vjeç, të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Njëri prej vëllezërve, Igli Borova, ishte i shpallur në kërkim në vitin 2021 nga DVP Fier si kultivuesi i bimëve narkotike në një karburant në Lushnjë tek “Pushimi i shoferit” dhe Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë kishte vendosur për të edhe masën e sigurisë “arrest në burg”. Në kuadër të këtij operacioni, policia arrestoi edhe dy punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Pas

Matjet e Eurostat tregojnë rritje më të madhe të çmimeve se raportimet e INSTAT, inflacioni po bëhet i qëndrueshëm

Para

Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, vritet një person

Para
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, vritet një person

Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, vritet një person

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.