02:51 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Shteti social, Shqipëria shpenzon tre herë më pak se vendet e BE-së

09:15 | 14/12/2018
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shteti social, Shqipëria shpenzon tre herë më pak se vendet e BE-së

Shpenzimet e qeverisë për mbrojtje sociale ishin sa 9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, ku shpenzimet për mbrojtjen sociale janë 28.2% e PBB-së, qeveria shqiptare shpenzon 3 herë më pak.

Në shpenzimet për mbrojtjen sociale përfshihen shpenzimet për papunësinë, shëndetësinë dhe pagesat e paaftësisë, ndihmat ekonomike, pagesat për të moshuarit dhe veteranët, etj.

Megjithatë, edhe ndërmjet vendeve të Bashkimit Europian ka diferenca mbi përqindjen e shpenzimeve që shkojnë për mbrojtjen sociale.

Vendi me social i Europës është Franca, ku sipas të dhënave të Eurostat, shpenzimet qeveritare për mbrojtjen sociale janë sa 34.3% e PBB-së. Në përgjithësi vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore janë më sociale dhe shpenzojnë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian për mbrojtjen sociale mbi mesataren.  Pas Francës, shpenzimet më të larta i ka Finlanda me 32% të PBB-së, Danimarka 31.6%, Austria me 30.3%. Mbi mesataren e BE-së janë edhe shpenzimet në Gjermani, Holandë, Suedi, Itali dhe Belgjikë.

Ndërsa shpenzimet më të ulëta për mbrojtjen sociale i kanë vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian peshën më të ulët të shpenzimeve për mbrojtjen sociale e ka Rumania, me rreth 15% të PBB-së.

Eurostat ka llogaritur se në grupin e shpenzimeve për mbrojtje sociale, rreth 45.6% shkojnë për të moshuarit dhe 36.9% shkojnë për  shëndetësinë dhe pensionet për paaftësinë. 8.7% shkojnë për familjet dhe fëmijët, 4.7% për papunësinë dhe 4.2% për strehimin dhe përjashtimet sociale.

Në Shqipëri, peshën më të madhe në totalin e shpenzimeve për mbrojtjen sociale e zënë transfertat e brendshme me 83% të totalit ku zëri kryesor janë pagesat për pensionet ( thuajse sa dyfishi i mesatares së BE-së) dhe 16% të totalit shkon për buxhetet e familjeve dhe individëve.

Në Europë vendet që kanë peshën më të lartë të pagesave të pensioneve janë Greqia me 65%, Portugalia dhe Italia me 58%, Qipro dhe Polonia me 56%.

Mbrojtja sociale konsiston në politika dhe programe të qeverisë për të pakësuar varfërinë dhe mbështetur shtresat vulnerabël të shoqërisë./Monitor

 

Pas

Ditë historike/ Sot Kuvendi i Kosovës voton për krijim e ushtrisë

Para

 Manjani sërish kritika LSI-së dhe Metës: Shpresoj që ky pësim të jetë bërë mësim

Para
Pas puçit kushtetues, Ylli Manjani revoltohet me atë që bëri ”kryeujku” në errësirë

 Manjani sërish kritika LSI-së dhe Metës: Shpresoj që ky pësim të jetë bërë mësim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.