Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se sapo ka firmosur me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko për shtyrjen e mëtejshme të pagesës së afateve të kredive deri më datë 31.08.2020.
Gjithashtu, sipas Ramës, BSH miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 për bizneset.
“? LAJM I MIRË BASHKËFIRMOSËM ME GUVERNATORIN E BANKËS SË SHQIPËRISË NJË SHTYRJE TË MËTEJSHME TREMUJORE TË KËSTEVE TË KREDIVE DERI NË 31.08.2020 DHE GJITHASHTU BANKA E SHQIPËRISË MIRATOI NJË LEHTËSIM PËR BANKAT E NIVELIT TË DYTË, QË TË BËJNË RISTRUKTURIME PROAKTIVE TË KREDIVE DERI NË 31.12.2020 ME SHTRIRJE NJË OSE DISAVJEÇARE, SIPAS SHKALLËS SË VËSHTIRËSIVE TË ÇDO BIZNESI?”, shkruan Rama.