00:04 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Arbër Çekajn, ja çfarë u bë shkak

10:36 | 26/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata e Krimeve të Rënda jep masën për Arbër Çekajn

Gjykata e Posaçme ka shtyrë gjyqin për biznesmenin Arbër Çekaj, i cili akuzohet për trafikimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Seanca gjyqësore është shtyrë pasi mungonin avokatët, të cilët do të paraqisnin pretendimet e mbrojtjes. Seanca e ardhshme do të mbahet me datë 8 janar 2020.

Kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg, që në rast dënimi do të konvertohej me 14 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për Donald Lushajn është kërkuar 16 vite burg, që do të konkretizohej me 10 vite burg si pasojë e gjykimit të shkurtuar dhe Armando Pezaku 13 vite që përkthehen në 8.

Çekaj akuzohet për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë kolumbiane që u zbulua ne magazinat e kompanisë së tij Arbri Garden në Maminas, ndërsa për rreth një vit u mbajt i arrestuar në Gjermani, derisa u vendos ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Në një intervistë dhënë për mediat, Çekaj u shpreh dje se ai është i pafajshëm, dhe policia qëllimisht e ka ndalur aksionin në magazinën e tij, që të mos gjente fajtorët e vërtetë të kokainës.

“Është totalisht e qëllimtë nga ana e policisë, prokurorisë dhe atij personi i cili dha urdhër që operacioni të ndërpritej në magazinat e kompanisë time. Nëse operacioni do të shkonte deri në fund, patjetër që do të ishte kapur grupi kriminal e jo unë.

Me gjeni një vend normal të botës që arrestohet pronari i kompanisë që importon fruta, se në kontenierët që nuk janë fare të tijët, gjendet drogë. I vetmi vend është Shqipëria, edhe në Shqipëri i vetmi pronash frutash në burg jam unë.

Pra prokuroria ka luftë personale ndaj meje e familjes time, e kjo vetëm për të mbrojtur grupin e vërtetë kriminal që ata e dinë se kush është, por askush nuk guxon ta prekë”, tha Çekaj.

Etiketa: arbër cekajshtyhet seanca
Pas

Nga cikli i çekuilibruar tek shëndeti i tepërt, këto janë 5 ushqimet që mbajnë nën kontroll çrregullimet hormonale

Para

U fshinë të gjitha këngët e festivalit nga Youtube pas sherrit mes Arilenës dhe Elvanës, RTSH zbulon arsyen

Para
U fshinë të gjitha këngët e festivalit nga Youtube pas sherrit mes Arilenës dhe Elvanës, RTSH zbulon arsyen

U fshinë të gjitha këngët e festivalit nga Youtube pas sherrit mes Arilenës dhe Elvanës, RTSH zbulon arsyen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përditësim mbi situatën në vatrën e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane Bashkia Elbasan

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.