Seanca gjyqësore për sekuestrimin e pronave të familjes Balili është shtyrë nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda.
Shkak u bë mosformimi i trupit gjykues. Prej disa ditësh tashmë pronat e Baliljave janë sekuestruar, ndërsa familjarët thonë se kjo është e padrejtë. Në seancë sot ka qenë i pranishëm vëllai i Klement Balilit, Bashkimi.
Seanca e rradhës do të mbahet në 9 Janar. Dhjetra forca policore kanë mësyrë në 24 nëntor 2014 në hotelin Santa Quaranta në Sarandë, pronë e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Klement Balili, për ta vënë nën sekuestro preventive me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të vendosur në sekuestron preventive kompleksin e njohur dhe 20 apartamente që ishin pronë e Balilit dhe familjes së tij, me dyshimin se ishin përfituar nga aktivitete kriminale, si trafiku i drogës.
Klement Balili është ende në arrati; arrestimi i tij nuk është bërë i mundur pavarësisht disa operacioneve blic të Policisë së Shtetit.
(E.K/FAXWEB)