Roma-Sevilla do të jetë finalja e Europa Leauge që do të mbahet më 31 maj në Budapest. Sevilla fitoi 2:1 ndaj Juventusit me këtë të fundit që bëri pak për të merituar finalen.
Ndërkohë Sevilla ishte superiore në çdo aspekt duke dominuar në lojë dhe rezultat. Në përfundim të ndeshjes, Max Allegrit të Juventuesit nuk i mbeti gjë tjetër vetëm të komplimentojë Sevilla-n.
“Në këto ndeshje kaq të ekuilibruara detajet bëjnë diferencën. Mund të bënim më mirë, por ato episode nuk ishin në favorin tonë, ata u treguan më të zotë. Më vjen keq vetëm për djemtë, ata e meritonin një finale, por më larg se kaq nuk mund të shkonim. Vitin e ardhshëm do të jemi më të përgatitur”,- u shpreh Allegri pas ndeshjes.