Shuhet zjarri në garazhin e pallatit 10-katësh në Vlorë, shefi i zjarrfikëses: Shkak dyshohet pakujdesia e ndonjë drejtuesi mjeti (DETAJET)
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në garazhin ë një pallati 10-të katësh në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë. Në këto moment që flasim është bërë e mundur shuarja e flakëve nga zjarrfikësit, ndërkohë që mbetet për të bërë bilancin e dëmeve pasi dyshohet se janë djegur disa automjete.
Shefi i zjarrëfikëses në Vlorë Luan Kapaj pohoi për “Shuplakën” se nuk dihen ende shkaqet e zjarrit ndersa theksoi se ndoshta eshte pakujdesi e ndonje drejtuesi mjeti që mundtë ketë shkaktuar shkendije elektrike.
Zjarrëfikësit punuan me pompa uji për shuarjen e flakëve, ndërkohë që u kërkuan banorëve të dalin jashtë.
Pronari i pallatit ku ka rënë zjarri është shtetasi Kreshnik Tepelena.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë
Informacion parparak
Më datë 03.10.2017, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë e cila njofton se në lagjen “Ujë i ftohtë”, në garazhin e një pallati ka rënë zjarr. Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se : pallati është ne pronësi të shtetasit K.T., dhe se brenda në garazhin ku ka rënë zjarr gjenden disa automjete, gjendja e të cilave nuk dihet. Nuk ka të dëmtuar. Në vendngjarje zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit. Gjithashtu në vendngjarje ndodhen dhe punonjësit e OSHEE. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.
(B.H/Shuplaka)
https://youtu.be/DGuWq-LU2_4