13:30 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

SHUPLAKA E HIDHUR E VOTËS SË SHQIPTARËVE PËR MAQEDONASIT

19:11 | 12/12/2016
në Te Gjitha
0
SHUPLAKA E HIDHUR E VOTËS SË SHQIPTARËVE PËR MAQEDONASIT

Nga Julian Hoxhaj –

Plani antishqiptarizmit vijon të zbatohet me sukses. Vokacioni i tyre në vendimarrje nê trevat etnike rrudhet cdo ditë e më shumë, madje frikshëm bashkëkombasit e mi hedhin votë për partitë sllave. Shqiptarët në Maqedoni kanë votuar masivisht partitë maqedonase, duke kryer kështu një akt të paprecedent. Është shumë herët të komentosh këtë ngjarje, por nëse duhet hapur një debat sot në Shqipëri dhe nëse duhet të ketë një analizë të hollësishme të zgjedhjeve në maqedoni, është pikërisht vota shqiptare për partitë LSDM apo VMNRO.

Unë jam i bindur që shqiptarët që kanë votuar Grueskin apo kundërshtarin e tik politik, nuk e kanë bërë këtë as për simpati ndaj maqedonsve, as për shpresë tek maqedonsit, as për Kumanovën, as për investimet në qytete dhe fshatra me popullsi shqiptare, as për më shumë vende pune për shqiptarët, as për më shumë të drejta dhe liri ndaj besimit, gjuhës, shplaosjes identiare apo për më shumë shpresë. Vota e shqiptatëve për partitë maqedonase është Shuplaka me shije të hidhur, jo vetëm për Ahmetin e Thacin, por për gjithë politikbërsit shqiptarë në Shkup dhe Tiranë.

Rezultatet tregojnë se shqiptarët do të përfaqësohen me më pak deputet në parlamentin e ri të Maqedonisë. Kjo do të thotë automatikisht më pak Zë për të drejtat legjitime të gjysmës së popullsisë republikës së Maqedonisë. Shqiptarët do të jenë më të vegjël, më të pa rëndësishëm, më të pa dëgjuarit, më të dhunuarit, më të pa realizuarit, më të përcarët, e etnive përbërse të maqedonisë. Dhe s’ka se si të mos jetë i befasuar dhe irpnik Grueski me shqiptarët, që kanë votuar masivisht partitë politike maqedonase. Dhe këtu nuk mund të akuzohet popullsia shqiptare që ka votuar maqedonasit, sovrani nuk gjykohet.

Tirana zyrtare dhe politikbërsit shqiptarë në Shkup duhet të ulen urgjentisht për të analizuar situatën, për të nxjerrë përgjegjësit dhe për të unifikuar faktorin politik në parlamentin e ri të maqedonisë. Kjo shuplakë duhet të marrë një reagim të pjekur nga politikanët shqiptarë.

Sot ekzitenca dhe e ardhmja më e mirë e shqiptarëve të maqedonisë janë vënë pikëpyetje. Tradhëtia politike e BDI, paaftësia e PDSH së Thacit dhe pa pjekuria e BESËS dhe partive të tjera shqiptare në maqedoni, e kanë futur interesin e mbi 40% të votuesve në qorrsokak. Padyshim që fajtori kryesor është elita poliyike shqiptare në maqedoni, por nga ana tjetër Tirana duhet të ishte dhe të jetë më aktive dhe influente tek politikanët shqiptarë në maqedoni. Zvogëlimi i faktorit shqiptar në vendimarrje në parlamentin e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, është minim i faktorit shqiptar në Ballkan dhe Evropë.

Etiketa: maqedoniopinionshqiptaretvotazgjedhjet
Pas

Komisioni “CEZ”, Balla: Ky është modeli se si të thirret Berisha dhe çdo ministër i tij për korrupsionin e kryer

Para

Siguria në punë zero, si punon punëtori në Ministrinë e Arsimit (FOTO)

Para
Siguria në punë zero, si punon punëtori në Ministrinë e Arsimit (FOTO)

Siguria në punë zero, si punon punëtori në Ministrinë e Arsimit (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

RCS Sport & Events falënderon Policinë e Shtetit për garantimin e sigurisë gjatë etapave të Giro d’Italia në Shqipëri

Përplasje me armë në Greqi: Në pranga 12 shqiptarë e grekë, sekuestrohen armë e para

Finiq, Sarandë / Arrestohen dy shtetas për zjarrvënie të qëllimshme në një sipërfaqe toke me bimësi dhe pemë frutore(EMRAT)

Asgjësohen mbi 40 mijë bimë narkotike në territorin e qarkut Shkodër, procedohen penalisht 10 zyrtarë lokalë

Anija turke kapet në brigjet belge me qindra kg kokainë, 8 në pranga. Mes tyre një shqiptar

Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhënie diplomatike

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.