14:36 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Si duhet të sillet Panucci me lojtarët “rebelë” Kaçe dhe Xhaka? De Biazi: përveç Kaçes me asnjë tjetër nuk do të ketë problem

16:21 | 20/07/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si duhet të sillet Panucci me lojtarët “rebelë” Kaçe dhe Xhaka? De Biazi: përveç Kaçes me asnjë tjetër nuk do të ketë problem

Ish-trajneri Gianni De Biazi, në një intervistë për “Panorama Sport” është shprehur për trajnerin e ri të kombëtares kuqezi Christian Ppanucci, se ai është zgjedhja e duhur që ka bërë kreu i FSHF-së, Armand Duka. 

Ndërsa i pyetur për “rebelët e skudrës Xhakën dhe Kaçen, se si duhet të sillet me ta trajneri i ri, De Biazi ka thënë se përveç Kaçes, nuk do të ketë asnjë problem me ndonjë tjetër.

 Intervista e plotë:

Mister, ç’mendim keni për Panuçin në stolin kuqezi?

Është zgjedhja e duhur! Mendoj se do të bëjë mirë te Shqipëria.

E thoni këtë për mirësjellje apo e besoni vërtet?

Nuk e them për mirësjellje. Ai është i ri, i aftë dhe i vendosur.

Dakord, por ai nuk ka eksperiencë…

Në fakt, nuk është tamam kështu… Kristian ka luajtur në nivelet më të larta si futbollist, më pas ka drejtuar Ternanën, Livornon dhe ka pasur një eksperiencë mbresëlënëse si ndihmës i Kapelos në Rusi. Nuk është pak apo jo?

Megjithatë, ai si trajner i parë nuk është se mbahet mend për ndonjë gjë…

E kuptoj dyshimin tuaj, por mendoj se të qenit trajner është edhe çështje karakteri. Shikojeni Tramexanin. Edhe ai nuk ishte trajner i parë deri para disa muajsh, por tani është duke ecur me sukses dhe me hapa të shpejtë.

Panuçi u prezantua në konferencë si miku juaj. Nëse është kështu, ju a keni ndonjë këshillë për të?

Atëherë… Panuçi është zgjedhur nga presidenti Duka në krye të stolit, sepse në dijeninë time, Duka ka mbetur i befasuar nga impakti i parë që ka pasur me të. Këtë ma pohoi vetë Duka, sepse më tha që, në bisedën e parë, Panuçi i kishte ngjasuar shumë me mua sa i përket karakterit.

Ndërkaq, unë i thashë Dukës se, nëse ishte i kënaqur me zgjedhjen që po bënte, do ta mbështesja. I kam folur shumë për të, ashtu sikundër i kam folur edhe për gjëra të tjera në lidhje me Sedorfin, Malezanin dhe Zengën. Për të tjerët nuk i kam folur.

Pse besoni kaq shumë te Panuçi?

Sepse është i ri, i vendosur dhe i qartë. Ai mund t’i japë vazhdimësi punës që është bërë në këto 5 vite e gjysmë dhe unë jam i kënaqur me këtë.

Sa e mendoni se e njeh Panuçi skuadrën tonë?

Mendoj se Kristian e ka parë skuadrën tonë si luan, ka parë lojtarët dhe e ka një ide të qartë se çfarë përfaqëson Shqipëria…

Çfarë këshille do t’i jepnit atij?

Ndonjë këshillë edhe mund t’ia jap… Ai më tha se dëshiron të vijë të më takojë dhe aty do të flasim për gjithçka… për taktikën, për elementët teknikë dhe për karakterin që ka skuadra që ai do të drejtojë.

Besoj se do të jetë më së shumti bisedë në rrafshin taktiko-teknik, por dua të jem i ndershëm dhe t’ju them se nuk kam ndonjë këshillë speciale për atë. Ai është djalë i zgjuar, me këmbë në tokë dhe me shumë eksperiencë në futbollin e niveleve të larta…

 

A e keni idenë se si luajnë skuadrat e Panuçit. I keni parë ndonjëherë ekipet e tij?

Një trajner nuk gjykohet për mënyrën se si luan një ndeshje apo disa ndeshje skuadra e tij. Megjithatë, unë mbetem besimplotë se Panuçi ka eksperiencën e duhur për t’ia dalë mbanë.

Si duhet të sillet me lojtarët “rebelë” si Kaçe dhe Xhaka?

Nuk kam ndër mend të ndërhyj aspak në mënyrën se si ai menaxhon një grup lojtarësh. Unë kisha mënyrën time të punës, ndërsa ai ka të vetën. Megjithatë, përveç Kaçes, nuk ka asnjë problem me ndonjë tjetër. Zero, absolutisht zero.

(S.SH/Shuplaka)

 

 

Etiketa: Christian PanucciDe Biazixhaka
Pas

I vonoi 1 orë takimin, Eduard Selami “përplaset” me Ndriçim Babasin

Para

Berisha: Edi Ramës i ka ngelur fitorja në grykë, mori 2.7 milionë shpulla nga shqiptarët

Para
Berisha: Edi Ramës i ka ngelur fitorja në grykë, mori 2.7 milionë shpulla nga shqiptarët

Berisha: Edi Ramës i ka ngelur fitorja në grykë, mori 2.7 milionë shpulla nga shqiptarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pamjet e fundit satelitore tregojnë dëmtime në bazën raketore iraniane dhe në aeroport

Roskovec /I vuri zjarrin banesës për shkak të një borxhi, arrestohet 27-vjeçari

Izraeli në vështirësi, po i mbarojnë interceptorët e “Kupolës së Hekurt”

Durrës /Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Lirohen dy hapësira publike në bregdet, procedohen dy shtetas

Kallas: Rusia s’ka shanse kundër NATO-s, aleanca qëndron e bashkuar

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për qarkun Gjirokastër

Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për mashtrim me automjete të marra me qira

PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, KQZ rrëzon ankimimin për Lezhën: Është i pabazuar!

Shtyhet gjyqi për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon

Lezhë/Goditen tre raste të paligjshmërive në Kurbin, Rubik dhe Lezhë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.