Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora ka qenë dje në Tiranë bashkë me familjen për një dasmë të një kushërire.
Në mbrëmje ajo u mblodh me familjen në dasmën për të cilën kishte udhëtuar dhe u argëtuan deri në orët para të mëngjesit të sotëm.
Nga imazhet që ka publikuar Rita në rrjete sociale mund të veçohet një portret familjar ku shihet Rita me prindërit si dhe motrën e vëllain. Ajo që vihet re është edhe ngjashmëria e veshjes mes motrën e saj. Të gjithë si familje janë argëtuar në këtë dasmë ku nuk ka munguar as edhe kërcimi i valles së Rugovës nga Rita Ora. Sipas Lajmi.net pas përfundimit të dasmës, Rita ka udhëtuar për Los Angeles. (J.V/Shuplaka)