23:44 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Si joshet një mashkull sipas shenjës së horoskopit, mësoni pikën e tij të dobët

18:32 | 18/03/2018
në Flash, Horoskopi, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nëse këto dy shenja horoskopi bëhen bashkë, askush nuk mund t’i ndajë

Ndonjëherë mund të jeni ndodhur përballë një mashkulli që e pëlqeni shumë, por nuk dini se si ti afroheni dhe se sit a bëni për vete.

Në shkrimin e mëposhtëm do të gjeni pikën e dobët të çdo mashkulli, si e jeton ai dashurinë dhe seksin sipas shenjës së horoskopit që i përket.

Dashi është shenja më burrërore e zodiakut. Ai adhuron të sillet si mashkull, do të të mjaftojë të luash me zgjuarsi dhe ta lësh “të jetë mashkull”. Vish një fustan provokues, hiqu si një vajzë e brishtë dhe lëre atë të bëjë lëvizjen e parë. Do shikosh që nuk do të lërë të presësh.

Demi pret kohën e duhur për të bërë lëvizjen e parë. Ai do të jetë i sigurtë që ti je personi i duhur. Armatosu me durim dhe me shumë ëmbëlsi, qëndroji sa më shumë pranë. Pika e tij e dobët është ushqimi i mirë, kështu që mundohu ta trajtosh mirë edhe në atë aspekt dhe do shikosh që në fund ai do “dorëzohet”.

Një Binjak do duhet ta joshësh me mendje. Je gati të përfshihesh në një mori bisedash fantastike me argumente nga më të larmishmet dhe të flirtosh si e marrë? Për të joshja është një lojë dhe pak rëndësi ka nëse ke fituar apo humbur, e rëndësishme është t’i kesh treguar që je një “lojtare e fortë”.

Mashkulli i Gaforres ka nevojë të ndihet i sigurt, i kuptuar dhe i vlerësuar. Për rrjedhojë, mbase do të të duhet pak kohë, por duhet të mundohesh ta bësh të ndihet i rrethuar nga vëmendja, poezia dhe ëmbëlsia. Për të joshur zemrën e tij, duhet më parë të fitosh besimin e tij.

Si grabitqar që është, Luani tënd i pëlqen të të joshë, por kujdes, mos ia bëj punën shumë të thjeshtë sepse ai nuk i pëlqen gjërat e lehta. Ji elegante dhe femërore pasi pamjen e jashtme ai vlerëson. Pastaj tregoji të gjithë vullnetin tënd për të qenë “e vështirë”. Atij do t’i pëlqejë.

Si i logjikshëm që është, mashkullin e Virgjëreshës nuk do të funksionojë aspak strategjia juaj për ta joshur me një veshje provokuese. Eshtë i tërhequr nga femrat intelektuale që dinë ta joshin me mendje. Ka nevojë për kohë që të të njohë me themel. Mbase do të të duhet që ta ndihmosh duke e bërë ti hapin e parë.

Për të joshur Peshoren, një pamje e kuruar dhe e rafinuar, është e domosdoshme. Nuk do të shoqërohej kurrë me një femër vulgare, kështu që mundohu të jesh e sjellshme deri në maniakëri.

Akrepi është një mashkull misterioz dhe si i tillë, i pëlqejnë femrat misterioze. Për të duhet të jesh një sfidë e vazhdueshme, një enigmë e pazbulueshme. Nxirr në pah anën tënde prej “Femme Fatale” dhe do të shikosh që do të bjerë në këmbët e tua.

Për të fituar zemrën e një Shigjetari, do të duhet më parë të tërheqësh vëmendjen e tij, por kjo s’është aspak gjë e lehtë, duke qenë se ai rrethohet nga qindra njerëz. Përdor çdo armë tënden për t’u veçuar nga të tjerat, qofshin këto sytë e tu të mëdhenj blu ose diploma jote në astrofizikë.

I ftohtë dhe i vetmuar, Bricjapi kërkon tek një femër të njëjtën seriozitet që ai vetë demonstron. Për t’ju afruar, fillo t’i flasësh për punën pasi është biseda e tij e preferuar, transmeton lexo.al. Në atë pikë, tregoji që e kupton thellësisht. Kjo do të bëjë që të shkrihet ngadalë akulli në zemrën e tij.

Ujori adhuron njerëzit interesantë, aktivë dhe plot ëndrra. Do të kalonte orë duke bashkëbiseduar për principe dhe ideale. Është e domosdoshme që për ta joshur, t’i tregosh që edhe ti di të jesh po aq idealiste sa ai. Më shumë se një veshje seksi, me të funksionon një mendje me ide të shfrenuara.

Mashkull i Peshqve është pasional dhe sensual dhe si i tillë i pëlqen që ta joshësh. Çliro fantazinë tënde! Krijo një situatë romantike, atmosferën e duhur dhe mundohu që të bësh një kontakt fizik sa më shpejt. Do të kuptosh që s’është fare e vështirë që të bjerë në grep.

(F.M/Faxweb)

 

Etiketa: Horoskopjoshjemeshkujshenja
Pas

“U bë dhe kjo”, Goxhaj tregon kush e informoi Berishën për heqjen me ligj të ‘20 shkurtit’. Kuvendi i PD hapi i fundit drejt…

Para

Maluma flet shqip para 30 milion personave: Ta ha zemrën (VIDEO)

Para
Maluma flet shqip para 30 milion personave: Ta ha zemrën (VIDEO)

Maluma flet shqip para 30 milion personave: Ta ha zemrën (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.