Në një kohë kur po protestohet dhe opozita ka paralajmëruar qeverinë që të mos ndërmarrë asnjë hap për shembjen e Teatrit Kombëtar, dy lajmet kryesore që pushtuan sot mediat shqiptare kishin të bënin me nje vendim të kryeprokurores Arta Marku për të ndërmarrë hetim disiplinor për 10 prokurorë ku tre prej tyre u transferuan nëpër rrethe dhe lajmi i dytë që lidhej me dhjetëra gazetarë dhe njerëz të showbizit që janë përzgjedhur nga kryeministri Rama për të fluturuar me “Air Albania” drejt Turqisë.
Për drejtuesin e ‘Faktor.al’ Lavdrim Lita kjo nuk është e paqëllimtë, pasi është bërë për të mbytur lajmin e shembjes së teatrit.
“Si mbytet lajmi i shembjes së teatrit? Krijohet një diversion më i madh: Arta Marku procedon 10 kolegë, 3 në internim!!!
Si mbulohen këto dy ngjarje?
Krijohet një lajm edhe më bombastik: 70 gazetarë dhe gaztorë oborri marrin fluturojnë me “Air Albania”. I fundit të mbyllë derën”, ka shkruar ai në rrjetet sociale. (B.H/Faxweb)