Vendi javën që lamë pas u përfshi nga një mot i keq, me shira dhe përmbytje në disa nga qytetet kryesore të vendit.
Në një situatë të tillë ministrja e Arsimit inicioi dje një takim me drejtorët e shkollave ku vetë ajo ka deklaruar se do të sakrifikojë rrogën e saj për familjet e dëmtuara nga përmbytjet.
“Kemi vendosur në dispozicion numrat e llogarive për ata që mund të ofrojnë ndihmë. Unë dedikoj rrogën mujore për të prekurit nga përmbytjet” deklaroi Nikolla.
Një gjest ky për t’u vlerësuar sigurisht, po i pamjaftueshëm sa kohë që janë qindra familje në të gjithë vendin që kanë vuajtur pasojat e përmbytjeve.
(E.K/FAXWEB)