Me ardhjen e pranverës, ditët bëhen më të gjata, temperaturat rriten dhe natyra zgjohet. Për shumë njerëz, kjo periudhë sjell një ndjenjë gëzimi dhe rinovimi, por jo për të gjithë. Disa persona përjetojnë ndryshime të humorit, ankth ose lodhje të pashpjegueshme.
Për të kuptuar më mirë këtë fenomen, në hapsirën e intervistës në ekranin e Fax News, gazetarja Sedjana Huna ka zhvilluar një lidhje në skype me psikologen Rudina Koromani, e cila na ndihmon të zbulojmë se si ndikojnë ndryshimet sezonale në shëndetin tonë mendor.
Sipas psikologes, një nga faktorët kryesorë që ndikon në shëndetin mendor gjatë pranverës është ndryshimi i nivelit të dritës natyrore. Gjithashtu, temperatura më e ngrohtë dhe ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në ritmin cirkadian të trupit, duke bërë që disa persona të ndihen më energjikë, ndërsa të tjerë përjetojnë lodhje ose stres të shtuar.
Psikologia sugjeron disa mënyra për të përfituar nga efektet pozitive të pranverës dhe për të shmangur ndikimet negative: