Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti që ndodhi sot në aksin Fier-Patos, ku humbi jetën një 59-vjeçar.
Sipas policisë i ndjeri Flamur Limaj, ka qenë duke ecur me biçikletë dhe ka dalë nga pika e karburantit ndërkohë që i ka prerë rrugën drejtuesit të një fugoni.
Identifikimi i viktimës është bërë në bazë të kartës identitetit që ai mbante në xhepin e brendshëm të xhupit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:40, në aksin rrugor Fier – Patos, në vendin e quajtur karburanti “Alpet” në fshatin Portëz.
Forcat policore bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet proceduriale. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post