Banorët e Astirit prej më shumë se dy javësh kanë dalë në protesta për shkak të planit të Unazës së madhe që do të prishë banesat e tyre.
Përgjigja që ata kanë marrë në këmbim të protestës së tyre të vazhdueshme është heshtja e institucioneve, ndrësa së fundi duket se po vuajnë dhe ndëshkimin për protestat që kanë ndërmarrë.
Ka qenë aktivisti Zirkon Disha ai që ka publikuar disa foto të zonës së Astirit në mbrëmje, ku shihet se mungon ndriçimi në rrugë.
Sipas Dishës mungesa e ndriçimit mund të jetë një burim aksidentesh, dhe diskriminimi që po iu bëhet këtyre banorëve duhet të hetohet menjëherë.
Reagimi i Dishës:
Ajo cfare po ben qeveria dhe bashkia e Tiranës me banorët e Astirit është totalisht kriminale.
Si mund të heqësh ndriçimin publik në këtë rrugë!?
Kjo është në zonat më të populluara të Tiranës, është rrugë e cila mund të bëhet burim aksidentesh nga mungesa e ndriçimit.
Ky diskriminim që ju bëhet këtyre banorëve, duhet hetuar dhe ndëshkuar urdhëruesit.