Rivalet ne dashuri janë ato qe kane bere pjese ne te shkuarën e partnerit tuaj, por edhe ato qe ata kane simpatizuar.
Për te dale fitimtare ne këtë konkurrence duhet gjetur mënyra për te vepruar dhe për te kontrolluar çdo situate.
Ja si duhet vepruar ne baze te shenjës astrologjike qe keni.
Dashi
Dashet vërtet janë impulsive, por kur vjen puna për te sulmuar partnerin për shkak te një rivaleje ne dashuri ata reflektojnë dy here para se te veprojnë. Me rivalen sillen ndryshe dhe bëjnë te pamundurën qe ta mbajnë atë sa me larg jetës ne çift.
Demi
Demat janë diplomate edhe pse xhelozinë nuk e kontrollojnë dot. Me rivalet personat e kësaj shenje i shmangin përballjet e drejtpërdrejta dhe i përkushtohen me tepër partnerit për ta mbajtur atë larg te tjerave.
Binjaket
Partneret e shenjës se binjakeve reflektojnë disa here para se te veprojnë. Ato flasin hapur me partneret e tyre dhe ju kërkojnë me çdo kusht te largojnë nga vetja personat e padëshiruara te seksit tjetër. Ne rast se këta te fundit nuk veprojnë si duhet atëherë llon dhuna verbale.
Gaforrja
Ne çift, partneret gaforre, kane një strategji te mire planikuar sidomos kur shohin se lidhja e tyre kërcënohet nga te tjerë. Ne disa raste mund te ketë edhe dhune zike.
Luani
Luanët analizojnë me kujdes personalitetin e rivaleve te tyre para se te veprojnë. Ata tregohen te matur ne mënyrë qe te mos e humbasin asnjëherë sharmin para partnerit.
Virgjëresha
Virgjëreshat janë partnere objektive dhe nuk lejojnë emocionet te ndikojnë jetën e tyre ne çift. Kur shohin se një rrezik ju afrohet, ato preferojnë te flasin hapur me partnerin dhe te zgjidhin gjithçka bashke.
Peshorja
Personat e shenjës se peshores kane shume takt ne çdo veprim te tyren, madje edhe ne raste koniktesh ne çift. Ata preferojnë te afrohen me rivalet ne mënyrë qe te gjejnë zgjedhjen me te mire diplomatike për t’i hequr qafe ata.
Akrepi
Akrepat posesive bëjnë një lufte shume te ashpër për t’ua shkatërruar jetën rivaleve te tyre ne dashuri. Ato gjejnë mënyrën për t’iu prishur edhe reputacionin ne çdo fushe kur shohin se dikush ju rrezikon lidhjen e krijuar me mund.
Shigjetari
Krenare dhe shume besues tek sharmi i tyre, partneret shigjetare nuk e humbasin asnjëherë kontrollin edhe kur dikush mundohet t’iu zërë vendin ne lidhjen qe kane krijuar. Ato shmangin konfliktet dhe bëjnë te pamundurën për t’iu kujtuar partnereve cilësitë unike qe zotërojnë.
Bricjapi
Edhe pse e kane te vështirë te ndahen nga partneri, kur vene re qe një rival i sfidon dhe ai qe kane ne krah luhatet, ato heqin dore nga gjithçka dhe preson qe partneri te beje te pamundurën t’i ritoje serish. Ne përgjithësi sjellja e tyre jep rezultat.
Ujori
Partneret e shenjës se ujorit acarohen shume nga konkurrenca dhe bëjnë te pamundurën qe partneri i tyre te shmange dhe te ndërpresë çdo kontakt me personat qe mund t’ua shkatërrojnë lidhjen.
Peshqit
Spiritualë dhe te ndjeshëm, personat e shenjës se peshqve preferojnë te besojnë se ai qe dëshiron t’ua joshe partnerin nuk do marre atë qe dëshiron. Ata bëjnë diskutime serioze me partnerin dhe konfirmojnë statusin qe kane ne lidhjen e krijuar.
(M.Q/Faxweb)