Lëvizja Vetëvendosje po zhvillon sot një protestë paqësore me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.
Vetëvendosja ka akuzuar presidentin Thaçi se po diskuton që t’ia japë Serbisë, Ujmanin e Trepçën, gjë që siç kanë thënë ata nuk mund ta lejojnë.
Pikërisht në këtë ditë Teatri Kombëtar i Kosovës, ka vënë në skenë shfaqjen “Si ta vrasim Presidentin”, ndërkohë që duket si një baner i vetë protestës.
Për shfaqjen artistike “Si ta vrasim Presidentin”, ka pasur reagime të ndryshme në rrjetet sociale, duke aluduar se kjo shfaqje po bëhet në ditën për të “vrarë politikisht’, presidentin e Kosovës.
Por për këtë ide dhe këto vlerësim drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agon Myftari ka mohuar se kjo datë ka ndërlidhje me protestën e Vetëvendosjes që do të mbahet me 29 shtator.
(M.Q/Faxweb)