13:09 | 02/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë dhe stil

Si t’i identifikoni 5 çregullimet e rënda gjatë gjumit

23:37 | 12/07/2017
në Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si t’i identifikoni 5 çregullimet e rënda gjatë gjumit

Kush më shumë e kush më pak, që të gjithë kemi nevojë për gjumë dhe askush nuk e shmang dot gjumin për shumë kohë.  Pavarësisht se është kaq e natyrshme, gjumi në fakt është një proces kompleks.

 Ai kalon në dy faza REM dhe NREM, sipas “Living”. Gjatë gjumit, truri është shumë aktiv, ndërsa ne shohim ëndrra. Veç kësaj, shumëkush vuan nga çrregullimet e gjumit. 
Bruksizmi
Bruksizmi njihet si mbledhja ose shtrëngimi i dhëmbëve në gjumë. Shkaktohet nga stresi, tensioni, ankthi, zemërimi etj. Për të rregulluar këtë problem jepen disa trajtime të thjeshta, si për shembull, mbrojtja e gojës ose terapia. Pavarësisht se gjendja nuk duket shumë serioze, në shumë raste bruksizmi mund të jetë një çështje e rrezikshme. Nëse ai vazhdon për shumë kohë, mund të shkaktojë çrregullime të nofullës, dëmtim të dhëmbëve, dhimbje koke dhe probleme të tjera.
Apnea
Apnea është një gjendje shumë serioze që përfshin ndalime të frymëmarrjes gjatë natës. Doktorët thonë se gërhitja e lartë ose ndjesia se je i lodhur, pavarësisht pushimit të gjatë në gjumë, mund të jenë tregues të apnea-s. Ka dy lloje kryesore të saj: bllokuese, kur muskujt e fytit relaksohen dhe kanalet e frymëmarrjes ngushtohen ose mbyllen dhe apnea qendrore, e cila ndodh kur truri nuk dërgon mesazhet në muskujt e frymëmarrjes. Apnea mund të shkaktohet për shkak të mbipeshës, presionit të lartë të gjakut, duhanit etj.
Somnambulizmi
I njohur ndryshe si ecja në gjumë, somnambulizmi është gjendje thuajse e padëmshme që te shumë njerëz rritet me kalimin e kohës. Megjithatë, ai mund të jetë serioz në disa raste; si për shembull ata që ecin në gjumë dhe dalin jashtë dhomës. Thuhet se 15% e fëmijëve midis moshave 8-12 vjeç e përjetojnë ecjen në gjumë. Në të shumtën e rasteve, njerëzit që përjetojnë somnambulizmin nuk e mbajnë mend. Zakonisht kjo shkaktohet nga një problem i shtresëzuar dhe nuk është e trajtueshme.
Narkolepsia
Të gjithë lodhemi gjatë ditës, por njerëzit me narkolepsi janë ekstremisht të lodhur gjatë ditës dhe përjetojnë dremitje të shpeshta gjumi. Narkolepsia nuk ka ende një kurë. Një në 2000 njerëz është narkoleptik. Ekzistojnë shumë trajtime, por asnjëri nuk i jep fund gjendjes së narkolepsisë. Përgjithësisht këto qeliza janë shumë të dëmtuara, gjë që shkakton ndërprerje gjatë ciklit REM. Megjithatë, askush nuk e di pse këto qeliza janë të dëmtuara dhe assesi ato dëmtohen.
Sindroma e lëvizjes së pandërprerë të këmbëve
Sindroma e lëvizjes së pandërprerë të këmbëve (RLS) shkaktohet nga një nevojë urgjente shumë e fortë për të lëvizur këmbët. Është e pamundur t’i rezistohet kësaj nevoje. Në çdo rast, ndjesitë mund të jenë të dhimbshme, çfarë e bën të vështirë uljen ose shtrirjen të atyre që vuajnë nga RLS-ja. RLS është çrregullim i gjumit, pasi gjendja rëndohet gjatë natës dhe lehtësohet në mëngjes. Thuhet se 5-10% e njerëzve në SHBA dhe në Evropën e Veriut përjetojnë RLS-në.
Hipersomnia
Hipersomnia është një çrregullim i rrallë i gjumit që prek vetëm 200 njerëz në të gjithë botën. Ky çrregullim përbëhet nga periudha gjumësie të rëndë. Këto periudha mund të zgjasin deri në 18 orë në ditë dhe mund të vazhdojnë për ditë ose edhe javë të tëra. Thuhet se në një vit ndodhin vetëm 10 goditje. Para se një person të goditet nga hipersomnia, përjeton simptoma gripi dhe dhimbje koke. Vetë sulmi mund të shkaktojë shtim në peshë dhe rritje të djersitjes. Ka gjithashtu edhe hipersomni të lidhur me menstrualitetin, gjë që shkaktohet nga mungesa e balancës hormonale.

(S.SH/Shuplaka)

 

Etiketa: gjumi
Pas

Vajza e tij ka ditëlindjen, si e uron deputeti Eduart Ndocaj (FOTO)

Para

Armando Sadiku transferohet në kampionatin polak, nënshkruan kontratën 3-vjeçare me Legian e Varshavës

Para
Armando Sadiku transferohet në kampionatin polak, nënshkruan kontratën 3-vjeçare me Legian e Varshavës

Armando Sadiku transferohet në kampionatin polak, nënshkruan kontratën 3-vjeçare me Legian e Varshavës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Bora e madhe pamundëson fluturimet në aeroportin e Mynihut

Kuvendi Kombëtar, Berisha: Në këtë dekadë u shkatërrua demokracia, pluralizmi! U rikthyen burgosjet politike të opozitës!

Megaoperacioni “Tempulli”/ Balla bën bilancin: Qindra të arrestuar dhe proceduar

“Kombi ynë ka humbur shpresën”, Berisha nga Kuvendi Kombëtar: Kohë e zezë për vendin, Tirana është shndërruar si Beogradi i dytë

“E kujtojnë me mall burri Naimi, si dhe…”, kurora që la Murseli te varri i Liridonës

‘Familja Murseli ka 2 ditë kohë’, vëllai i Liridonës: Do zhvarrosim trupin

Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar, ja kush e shoqëroi ish-kryeministrin

Festat e fundvitit, nis nga e hëna shpërndarja e bonusit për pensionistët

Sekuestrohen dhjetëra mijëra euro në Kakavije, procedohet 46-vjeçari

Skandal në Serbi/ Deputeti i opozitës shfaqet duke pirë kokainë, orgji me punonjëse seksi në hotel

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.