02:46 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Si u bëmë kështu, të rinjtë e sotëm kanë prindër ‘part time’

07:56 | 06/02/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si u bëmë kështu, të rinjtë e sotëm kanë prindër ‘part time’

Nga Edi Oga

Shoqëria është detyrimisht shprehje e bashkëjetesës së organizuar e të gjithë individëve që e përbëjnë.

Sigurisht që njerëzit e ditur dhe të mundur, duhet të japin kohë dhe para nga të tyret për të edukuar edhe individët që rrjedhin nga familje të pamundura dhe të paditura.

Nëse nuk e bëjnë këtë, e papritura e keqe herët a vonë do t’u “trokasë në derë”. Çdo çift në moshë riprodhuese është i aftë të prodhojë individë, por jo të gjithë janë në gjendje t’i pajisin ata qoftë edhe me nocionet elementare të pjesmarrjes në shoqëri. Këta individë formëzohen nga “modele” ndaj të cilëve ekspozohen përsa kohë jashtë ndikimit të familjes, aty ku shpenzojnë edhe më tepër kohën aktive. (Familja gabimisht njehsohet me termin shtëpi, vend ku hahet, pihet, flihet dhe nevoja të tjera bazike si këto).

Një individ i tillë, në rritje, influencohet më së tepërmi nga mësuesit në shkollë dhe shoqëria, në kuptimin e personave që frekuenton. Mësuesit e sotëm janë profesionistë në përgjithësi mediokër, të nënpaguar dhe jo fort të ndërgjegjshëm për misionin e tyre. Për këta individë që kanë nevojë më së shumti për afeksionin e munguar nga familja, mësuesi shpesh është një autoritet ndëshkues që duhet evituar.

Në mungesë të shkëmbimit serioz të afeksionit dhe dijes me të rriturit, këta fëmijë rriten me frymën e grupeve moshatare sektare. Çdo grup ka botëkuptimin e vet, rregullat dhe modelet e veta frymëzuese, që ua servir media. Medet në ditët e sotme, teknologjia i jep çdo kujt në moment, pafund të replikueshme, atë që do. Për dreq, në shumicën e vet, ushqimi që media transferon në mendjet dhe shpirtrat e këtyre individëve të brishtë, me qëllim ose jo, është jo i duhuri, shpesh i helmatusur dhe jo rrallë i rrezikshëm.

Të rinjtë e sotëm kanë prindër part time. Full time kanë vetëm modelet e rrjeteve sociale dhe televizionet, ndërsa këshilltarë për veprimet e tyre ndaj të tretëve, shokët e grupit që frekuentojnë, rigorozisht po aq injorantë dhe të keqformuar si ata vetë! Ndryshimin e kanë në dorë vetëm njerëzit e ndjeshëm, të mençur, të pushtetshëm dhe të pasur. Për fat të keq, sot gjen fare pak të tillë me të katërta cilësitë njëkohësisht. Madje edhe tre nga katër, rrallë kombinohen…

Pas

Emrat/ Valë arrestimesh te zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, në pranga dhe ish-sekretarja e përgjithshme

Para

Aksident në Rrogozhinë, kamioni kthehet përmbys në rrugë (Foto)

Para
Aksident në Rrogozhinë, kamioni kthehet përmbys në rrugë (Foto)

Aksident në Rrogozhinë, kamioni kthehet përmbys në rrugë (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.