Deri më sot ata nuk kanë folur asnjëherë publikisht për lidhjen e tyre. Pas dhjetë vitesh lidhje dashurie, të ftuar në “Prive”, Gena dhe bashkëshortja e tij Lorena kanë rrëfyer se si nisi gjithçka.
Lorena tregoi se pasi kishte vite që jetonte në Greqi, ajo ishte kthyer përkohësisht në Shqipëri për të marrë disa dokumenta.
“Në një mbrëmje, shokët dhe shoqet më thonë që të dilnim dhe më çojnë tek lokali ku këndonte Gena ato kohë. Mund të them që ishte dashuri me shikim të parë, sepse e pashë dhe më pëlqeu.”-tregoi ajo. Më tej ata kanë rrëfyer se kanë jetuar të ndarë për disa kohë.
Gena tregoi një detaj të fillimit të lidhjes së tyre. Këngëtari I ka dedikuar dhe një këngë Lorenës, më titullin “Sa lot kam derdhur unë për ty”.
Një këngë kjo mjaft e ndjerë kjo nga i gjithë publiku shqiptar.
“Ajo ka qenë vërtet periudha më e bukur dhe unë atë këngë e kam përjetuar shumë.”-tregoi Gena.
(F.M/Faxweb)