Janë publikuar pamjet e grabitjes të shënuar pasditen e djeshme në kryeqytet. Pre e grabitjes të shënuar në orën 18:15 ra një farmaci në rrugën “Siri Kodra”.
Në pamjet e siguruara nga “Balkanëeb”, shihet një i ri me kapuç në kokë dhe biçikletë që pasi qëndron për rreth 15 minuta përballë farmacisë, shfrytëzon momentin kur punonjësja gjendet vetëm për t’u future brenda.
Nën kërcënimin e armës, ai arrin të vjedhë shumën prej 80 mijë lekë të vjetra dhe më pas largohet sërish me biçikletë. Nga hetimet e deritanishme, bëhet e ditur se autori i grabitjes së farmacisë ende nuk është identifikuar. Ai dyshohet se është i komunitetit rom. (XH.A/SHUPLAKA)