00:15 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Si u shkarkua përdhunshëm dhe u dhunua nga truproja e Gjiknurit, kryetari i Këshillit të Vlorës”, socialisti zbulon shkeljet

17:53 | 13/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Si u shkarkua përdhunshëm dhe u dhunua nga truproja e Gjiknurit, kryetari i Këshillit të Vlorës”, socialisti zbulon shkeljet

Kryetar organizatës socialiste numër 4502 dhe drejtues i rinisë në lëvizjen Zgjidhja për rajonin Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, Elton Lutaj, ka reaguar ndaj shkarkimit nga detyra të Sadrit Danaj, kryetar i Këshillit të Qarkut të Vlorës.

Përveç analizës mbi shkarkimin e dyshimtë dhe jashtë rendit të ditës së Danajt, ai dënon dhunën fizike të ushtruar nga truproja e ministrit Gjiknuri dhe policave bashkiakë ndaj tij.

Lutaj parashtron argumentat që sipas tij argumentojnë pse shkarkimi i Danajt dhe emërimi i kryetarit të ri është antiligjor.

Argumentet e socialistit vlonjat  

“Akt kamikaz ndaj votës së lirë!

Skenë live, me zë e me figurë, sesi paturpësisht dhe pamoralisht bëhët kurban ligji për interesa të paqarta të Maliqit. Shkarkohet përdhunshëm , në shkelje të plotë të procedurës ligjore Sadrit Danaj, Kryetari i Këshillit te Qarkut Vlorë. Motivacioni:sepse ai mbështet tezat e lëvizjes “Zgjidhja”! Sepse Sadriti, si mijëra socialistë të tjerë, mendon se deputetët duhet t’i zgjedhë populli, jo kryetari i partisë; se duhet të ketë primare për zgjedhjen e përfaqësuesve brenda partive politike; se është ligji ai që duhet të drejtojë punën  publike e të qeverisë etj…

Mirëpo kryetarët e mendojnë ndryshe dhe kësisoj në “Olimp” është vendosur se  Sadriti duhet të shkarkohet. I vetëm përballë një tufe qehallarësh të pushtetit që sot vetëquhen Partia Socialiste, nuk i lejohet të ketë komisionerë, nuk i lejohet të shohë votat, madje dhe kur kamerat fokusojnë një votë të pavlefshme dhe Kryetari i Komisionit e pranon pavlefshmërinë e saj, cënohet fizikisht nga truproja i ministrit Gjiknuri.

Për më tepër emërimi i Kryetarit të ri z. Ervis Moçka është haptazi antiligjor pasi neni 74 i Ligjit për Vetëqeverisjen vendore të miratuar nga kjo qeveri në vitin 2015 thotë: Në rastin e krijimit të vendit vakant, që lidhet me humbjen e mandatit të anëtarit të këshillit të qarkut nga një anëtar i këshillit të një bashkie, ai zëvendësohet nga këshilli bashkiak përkatës, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore.                                 

Neni  76 i Ligjit për Vetqeverisjen vendore të miratuar nga kjo qeveri ne vitin 2015 thotë: Pika 5. Thirrja e mbledhjes së këshillit bëhet nga kryetari. Pika 6. Njoftimi për mbledhjen e këshillit bëhet, si rregull, jo më pak se 10 ditë para datës së zhvillimit të mbledhjes. Njoftimi përmban datën e mbledhjes, orën, vendin dhe rendin e ditës.

Vendi vacant, të cilin z. Ervis Moçka mori në këshillin e Qarkut është krijuar nga largimi i znj. Xhuljeta Naqo  nga Keshilli Bashkiak i Vlorës. Të gjitha sa më sipër nuk janë veçse mishërimi i problematikave të rënda të lidershipit të PS, të cilat lëvizja Zgjidhja i ka denoncuar me forcë gjithë këtë kohë.

Dhunimi i socialistëve të thjeshtë sepse ata nuk mendojnë si kryetarët; dhunimi  i parimeve kushtetuese të të drejtës për një proces të rregullt; dhunimi i votimeve dhe tjetërsimi i tyre në një klimë terrori, thjesht se ashtu kanë dëshirë kryetarët duhet të marrin fund përpara se Partia Socialiste nga kapitali më i çmuar politik i popullit tonë të kthehet në një ngrehinë të braktisur, të përçmuar e të pamundur për t’u rikuperuar. Ftoj të gjithë socialistët dhe të gjithë shqiptarët të solidarizohen kundër këtij atentati që i bëhet votës së lirë pikërisht në një kohë në të cilën kjo temë dhe episode si  ky po rrezikojnë mbajtjen e zgjedhjeve dhe fatin e te gjithë shqiptarëve”.

(XH.A/SHUPLAKA)

Truproja e Gjiknurit duke kapur forcerisht Sadrit Danaj
Vota e pavlefshme qe u llogarit si e rregullt pro shkarkimit
Elton Lutaj
Etiketa: dhunimElton LutajSadrit Danajshkarkim
Pas

“Danci bashkëkohor si refuzimi skemave tradicionaliste dhe akademizmit”

Para

Sondazhi te “Shuplaka”, si votuan ndjekësit të pyetur se a duhet të japë dorëheqjen Edi Rama

Para
Sondazhi te “Shuplaka”, si votuan ndjekësit të pyetur se a duhet të japë dorëheqjen Edi Rama

Sondazhi te “Shuplaka”, si votuan ndjekësit të pyetur se a duhet të japë dorëheqjen Edi Rama

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.