Falimenti i kompanisë Gulf po nxjerr në dritë një skemë gjigande piramide me naftën.
Jane me miliona euro tollona nafte të blerë nga konsumatorët shqiptarë, të cilët nuk dinë ku të drejtohen për humbjet e tyre.
Në të gjithë këtë skandal që shpërtheu pak ditë më parë shteti shqiptar duket ende i pafuqishëm për të vepruar.
Jo vetëm kaq por për katër ditë, nga data 15 prill deri në 19 prill u shfrytëzua shitja e tallonave duke bërë një fitimi mbi disa milionë euro.
Sipas asaj që u raportua nga Top Channel, pas menaxherit kryesor të kompanisë “Gulf”, Albano Aliko, në kërkim janë shpallur dhe dy persona të tjerë si dhe u zbulua emri që qëndron pas kompanisë offshore “Universal Energy group” që ka në pronësi Gulf-in, pikërisht gjeorgjiani Aleksandre Gogokhia.
Mësohet se Gulf ka marrë me qira 70 pika karburantesh në të gjithë vendin të cilat tashmë janë vendosur me urdhër të prokurorisë në ngrirje provizore.
Burimi: Syri.net