21:47 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Siguria e Kosovës jashtëzakonisht e rëndësishme”/ Robertson: Kjo është arsyeja pse NATO përforcoi trupat e saj

14:47 | 15/06/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Siguria e Kosovës jashtëzakonisht e rëndësishme”/ Robertson: Kjo është arsyeja pse NATO përforcoi trupat e saj

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, thotë se e dënon pa rezerva sulmin terrorist të ndodhur vitin e kaluar në Banjskë të Zveçanit. Duke kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë, Robertson thekson nevojën që të ketë fund të dhunës në rajon dhe të ndryshojë imazhi i Ballkanit Perëndimor nga të qenit një zonë problematike në diçka që kontribuon në sigurinë më të gjerë evropiane.

Për këtë arsye, Robertson nënvizon se siguria e Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme për perëndimin dhe NATO-në. Megjithëse thotë se s’ka rrezik të një lufte të re në rajon, ai ngrit shqetësimin se nëse Rusia ka sukses në agresionin ushtarak ndaj Ukrainës, atëherë Ballkani Perëndimor do të jenë një zonë tjetër ku presidenti rus, Vladimir Putin do të bëjë telashe.

Robertson i cili ka qenë ministër i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë, thotë se siguria në Kosovë dhe rajon do të ketë rëndësi në të ardhmen, pasi do të sjell më shumë investime dhe ngritje të kapitalit për brezin e ri. Sipas tij, Ballkani Perëndimor ka potencial të madh, andaj vendet perëndimore duan të shohin përfundimisht fund të dhunës në këtë zonë.

“Siguria e Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe kjo është arsyeja pse NATO përforcoi trupat e saj edhe këtu…Kjo është arsyeja pse siguria në këtë vend do të ketë rëndësi në të ardhmen, por edhe pse siguria ekonomike do të ketë rëndësi edhe për brezin e ri. Çdo dhunë duhet të dënohet dhe unë e dënoj atë pa rezerva. Por ne duhet të shohim përfundimisht një fund të dhunës në këtë rajon. Ky rajon ka potencial të madh, por duhet të ndryshojë imazhin e të qenit një zonë problematike në një zonë që kontribuon në sigurinë më të gjerë evropiane”, deklaron Robertson.

Pas

Parku zbavitës kthehet në makth, dhjetra njerëz qëndrojnë me kokë poshtë për 30 minuta

Para

Gara për portin në Porto Romano/ Balluku: Ndërkombëtare, hapet pas pak javesh

Para
Gara për portin në Porto Romano/ Balluku: Ndërkombëtare, hapet pas pak javesh

Gara për portin në Porto Romano/ Balluku: Ndërkombëtare, hapet pas pak javesh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.