11:46 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Siguria ushqimore, mjeku veterinar ngre alarmin: Pesticidet nuk analizohen me sy, duhen laboratorë. Pse jemi pas rajonit

09:38 | 30/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Siguria ushqimore, mjeku veterinar ngre alarmin: Pesticidet nuk analizohen me sy, duhen laboratorë. Pse jemi pas rajonit

Ervin Resuli, mjek veteriner ka qenë i ftuar sot në studion e lajmeve të Fax News, ku ka folur mbi temën e ndjeshme të sigurisë ushqimore. Resuli u shpreh se sot sistemi veterinar është në ditët e tij më të këqija, pasi nuk ka asnjë drejtues, dhe shumë prej mjekëve veprojnë në mënyrë të pavarur.

“Shërbimi veterinar nuk ka një drejtues, nuk ka një CEO, është parë vetëm si një sector, jemi në një shpërbërje të sistemit veterinar. Ne sot kemi në terren veteriner të shtetit, veteriner të bashkisë, veteriner privat. Një veteriner zyrtar duhet të nisë punën në qytet dhe të bëjë kilometra të tëra rruge për të parë problematikat”, u shpreh Resuli.

Një nga shqetësimet më të mëdha që ai ngre është mungesa e skemave të subvencionimit nga ana e qeverisë shqiptare për fermerët, çka bën që sipas tij ata të mos jenë të interesuar për matrikullimin e kafshëve, dhe që sektori të mos formalizohet.

“Në Maqedoni qeveria jep 50 euro për çdo kafshë të re që lind, dhe në këtë mënyrë fermerët telefonojnë vetë veterinerin, në mënyrë që kafsha të matrikullohet. Nuk mund të themi se në Shqipëri procesi i matrikullimit nuk bëhet, fermeri e sheh këtë proces më shumë si një taksidar, sesa një bashkëpunues.

Jemi shumë pas vendeve të rajonit sa i takon formalizimit të bujqësisë dhe yë bujqësisë për shkak se mungojnë skemat e subvencionimit. Unë kam bërë një reagim për AKU-në që ka blerë makina, dhe shumëkush e ka marrë me humor, po nuk iu është llogaritur karburanti. I bie që inspektori i AKU-së të lërë rrogën për karburant”, u shpreh më tej mjeku veterinar.

Po ashtu ai foli dhe për mungesën e laboratorëve të AKU-së, duke thënë se kjo dëmton prodhimin vendas, dhe se pesticidet te domatet nuk mund të konstatohen me sy të lirë.

“AKU duhet të ketë laboratorë eficientë, nuk bëhet kontrolli i domateve për pesticidet, duke i parë me sy dhe duke i prekur me dorë. Nuk mund të dalësh në një deklaratë që nuk ka pesticide, kur nuk ka kaluar një analizë laboratorike.

Gjithë këto raste që janë bërë publike në media kanë dëmtuar dhe prodhuesit e ndershëm, për shkak se konsumatori tashmë heziton në konsumin e shumë produkteve, dhe situate nuk mund të qetësohet nga një deklaratë e thatë e Ministrisë së Bujqësis. Gjëja e parë që duhet të bëjë sot Ministria është që subjektet e papërgjegjshme duhet të vendosen përpara ligjit, në mënyrë që të mos dëmtohet i gjithë prodhimi vendas”, vijoi logjikën e tij Resuli.

Padyshim sipas tij sektori veterinar duhet të jetë në vijën e parë të fronit, për shkak se kontrollet mund të parandalojnë transmetimin e një sërë sëmundjesh nga kafshët te njerëzit. Ai shtoi se ministria e Bujqësisë nuk është konsultuar me Fakultetin e Veterinarisë në UBT për të hartuar ligje.

“Sa i takon sektorit veterinar, ata janë vija e parë e fronit, që të ndalojnë transmetimin e sëmundjeve te njerëzit. Duhet të frenojmë sëmundjen te kafsha, në mënyrë që të kujdesemi dhe për shëndetin e njerëzve. Nuk bëhet çdo gjë me ndërgjegjësim personal, pasi ka subjekte që abuzojnë, duhet të ketë kotrnoll të vazhueshëm dhe në trege dhe në markata, po ashtu në thertore, deri tani kjo ka qenë inekzisteve.

Fakulteti i Bujqësisë veterinare anashkalohet sa herë që Ministria amendon një ligj, ndaj e përmenda dhe më herët se copëzat e sigurisë ushqimore duhet të bashkohen. Të gjithë sektorët duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që e gjithë hallka të funksionojë”, përfundoi Resuli.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: ERVIN RESULImjeku veterinarsiguria ushqimore
Pas

Rama doli kokëulur nga Merkel

Para

Zyra e Ramës bën ”lëmsh” edhe Deutsche Welle-n, media prestigjoze iu kërkon falje ndjekësve

Para
I qeshur dhe me këpucë këtë radhë, Rama publikon videon e takimit me Merkel

Zyra e Ramës bën ''lëmsh" edhe Deutsche Welle-n, media prestigjoze iu kërkon falje ndjekësve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në

Kina thirrje për ulje të tensioneve Izrael-Iran për të parandaluar krizën ekonomike

Dështon tentativa e 36-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kosovës

Erion Braçe: Çmimet e frutave dhe perimeve në Tiranë, abuzim i pastër! Duhet ndërhyrje urgjente

Sulmet e vazhdueshme nga Irani, ndërpritet energjia elektrike në disa zonë në Izraelin jugor

Kuvendi i Shqipërisë lançon portalin E-Legjislacioni: Një hap drejt një procesi më transparent dhe modern ligjvënës

Alarm në veri të Izraelit/Sirenat e rrezikut dëgjohen pas sulmit me raketa nga Irani

Samiti i NATO-s në Hagë fokusohet te rritja e shpenzimeve për mbrojtjen

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

Franca propozon borxh të përbashkët për të forcuar rolin ndërkombëtar të euros

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.